Dështon ceremonia e vënies së gurthemelit të një shkolle në Podujevë, Kurti dhe Nagavci nuk shkojnë

- Advertisement5 -

Ceremonia e vendosjes se gurthemelit të ndërtimit të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, e cila ishte paraparë të bëhet sot, ka dështuar.

- paragrafi 1 -

Kjo pasi kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëria Nagavci, nuk kanë marrë pjesë.

- Advertisement - M1

Ekonomia Online ka raportuar se prapa kamerave organizatorët e ceremonisë iu kanë thënë se Kurti dhe Nagavci e kanë anuluar pjesëmarrjen pa paralajmërim.

Media në fjalë ka tentuar të marrë një qëndrim nga autoritet lokale për dështimin e kësaj ceremonia, por nuk ia ka arritur.