E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Dështojnë konkurset, s’ka interesim për drejtorë shkollash në Kaçanik

- Advertisement1-

Katër konkurse për drejtorë shkollash në Komunën e Kaçanikut kanë dështuar gjatë disa muajve të fundit si pasojë e mosinteresimit të mësimdhënëseve për të aplikuar për këtë post.

Ata thonë se për një dallim të vogël në pagë nuk ia vlen të merren përgjegjësitë e shumta të detyrës. E shqetësime janë ngritur edhe për mosvazhdimin e mandateve nga disa prej drejtorëve aktualë, si pasojë e pagës

- Advertisement -

Që nga fillimi i vitit disa shkolla në Komunën e Kaçanikut po funksionojnë me ushtrues të detyrës së drejtorit shkaku i mosinteresimit të mësimdhënësve për të aplikuar në konkurset e hapura për këtë pozitë.

Për pasojë, të paktën katër konkurse kanë dështuar vetëm gjatë disa muajve të fundit. E mësimdhënësit kanë thënë se nuk ia vlen që t’i marrin përgjegjësitë e detyrës për një dallim të vogël në pagë.

Besim Ilazi, kryetar i Komunës së Kaçanikut, ka shprehur shqetësimin edhe për paralajmërimin e disa drejtorëve aktualë për mosvazhdim të mandateve shkaku i pagës.

“Një shqetësim që është ngritur edhe nga këshilltarët komunalë në mbledhjen e fundit dhe pikërisht ky shqetësim do të na përcjellë edhe më tutje, ndoshta duke e parë edhe Ligjin e ri për paga që faktikisht drejtuesi i një shkolle ka një diferencë të padallueshme me mësimdhënësit. Andaj, do ta kemi të vështirë që mësimdhënësit të interesohen për këto pozita, duke e ditur se kemi hapur 3 apo 4 herë konkurse dhe kanë qenë të painteresuar”, ka thënë ai.

Këtë ia kanë konfirmuar KOHËS edhe disa ushtrues të detyrës së drejtorëve në shkollat e Komunës së Kaçanikut.

“Interesim nuk ka pasur. Ka dalë konkursi dhe nuk ka aplikuar askush. Prandaj është problem me këtë pagë, sepse është sakrificë dhe nuk ia vlen të them të drejtën. Për hatër që mos të vijë dikush nga jashtë sepse duhet me qenë mësimdhënës i shkollës për t’i njohur gjërat, atëherë kam pranuar të jem ushtrues detyre, por jo që kam pasur ndonjë leverdi. Unë kam 19 vjet përvojë të punës dhe i marr 600 euro dhe një pjesë e kolegëve më ikin me pagë deri 625 euro i marrin”, ka thënë Atdhe Neziri, u.d. i drejtorit të shkollës së mesme profesionale “Feriz Guri dhe vëllezërit Çaka”.

- Advertisement -rrrrrrr

E ushtruesi i detyrës së drejtorit në shkollën e mesme “Skënderbeu”, Selim Reka, është shprehur skeptik se mund të gjendet një zgjidhje për problemin me anë të konkurseve.

“Si po shihet puna e drejtorëve edhe me Ligjin e ri të pagave ka mbetur edhe më keq dhe nuk besoj se konkurrojnë njerëzit për atë pagë për të marrë përgjegjësi. Unë deri tash rrugës, edhe pse kam dalë nga puna në ora 16:00, ende jam duke u marrë me probleme të shkollës me mësimdhënës, me nxënës, me prindër. Prandaj nuk ia vlen”, ka deklaruar Reka.

Në Komunën e Kaçanikut janë 12 shkolla fillore, dy të mesme të larta dhe një çerdhe publike. /KOHA/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

PREMTIM I RI: “Do krijoj Fondin Shtetëror të Bursave, çdo vit nga 25 milionë euro do u ndahen studentëve”

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka premtuar se do të krijojë Fondin...

Gjest i mirë: Shkollat “Mehmet Gjevori” dhe “Dituria” aksion për të ndihmuar fëmijët në spitalin e pediatrisë

Shkollat "Mehmet Gjevori" dhe "Dituria" kanë ndërmarrë aksion për të ndihmuar fëmijët në spitalin...

Pensionohet mësimdhënësi Sejdi Neshati nga Bresana

Pas 42 viteve përvojë pune në arsim, pensionohet Sejdi Neshati, arsimtari i matematikës i...

Festat e fundvitit, punëtorët e shtetit pushojnë këto ditë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për ditët e pushimit për festat e...