E hënë, 24 Shkurt, 2025

Dështojnë konkurset për drejtorë në 13 shkolla të Mitrovicës

- Advertisement1-

Për më shumë se një vit shkolla fillore “Eqrem Çabej” në Mitrovicë është me ushtrues detyre të drejtorit pasi konkursi për zgjedhjen e tij ka dështuar këtë muaj për të tretën herë radhazi.

Njëjtë si kjo shkollë janë edhe dymbëdhjetë institucione të tjera arsimore që kanë mbetur pa drejtorë e zëvendësdrejtorë.

- Advertisement -

Konkursi për zgjedhjen e tyre dështoi si rezultat i interesimit të ulët për të aplikuar.

Sipas Udhëzimit administrativ për rekrutimin e drejtorëve, në rast se ka më pak se tre kandidatë konkursi duhet të rishpallet.

Opozita ka akuzuar pushtetin duke thënë se qytetarët kanë hezituar të aplikojnë për shkak të mosbesimit në qeverinë lokale.

“Është koha e shpagimit të borxheve të fushatës elektorale të vitit të kaluar, ashtu edhe ka dalë një përzgjedhje e tyre, është si rezultat i kthimit të borxheve, ndërsa ka rezultuar edhe mosinteresim i mjaftueshëm të kandidatëve për të aplikuar për pozitën e drejtorëve, sepse ka qenë e ditur se një pjesë e këtyre pozitave veç u janë premtuar disa individëve, shumica e kandidatëve potencialë e kanë parë si humbje kohe aplikimin për këto pozicione”, ka thënë asamblist i LVV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka.

Ai ka theksuar se do të ndërmarrin veprime juridike ndaj Drejtorisë së Arsimit.

“Ne nuk mund të bëjmë veprim pa përfunduar procesi, mirëpo gjithsesi me të përfunduar procesi, atëherë do t’i ndërmarrim hapat ligjorë dhe këto vendime do t’i dërgojmë në Ministri të Pushtetit Lokal”, është shprehur Mujka.

- Advertisement -rrrrrrr

Për dështimin e konkurseve dhe akuzat e opozitës në Komunën e Mitrovicës nuk dhanë asnjë sqarim.

E, në mbrëmje drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu, përmes një mesazhi në telefon ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme të deklarohet për konkurset pasi procesi nuk ka përfunduar

Përderisa për trembëdhjetë shkolla dështoi konkursi për shkak të aplikimit të ulët, për pesë institucione të tjera arsimore pati interesim. Katër shkolla fillore dhe një e mesme e lartë pritet që këtë vit të bëhen me drejtorë të rinj. /KOHA/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...