E diel, 24 Nëntor, 2024

Dështimi i Kosovës me shkollat, nxënësit kthehen të rrahur e të therur

- Advertisement1-

Dhuna në shkolla po del të jetë një dukuri në rritje, që po shkon deri në vrasje. Për agresivitetin e nxënësve ka shumë faktorë, por, ka edhe forma që çojnë deri te ulja e rasteve të tilla. Për Syri.net Kosova kështu janë shprehur personat kompetent të kësaj çështje, duke ofruar edhe ide se si dhuna mos të jetë prezente në institucionet shkollore

Rrahja mes nxënësve, e deri te vrasja mes tyre, është një gjë shumë shqetësuese për gjithë shoqërinë. Module se si duhet të veprojnë nxënësit, prindërit e stafi shkollor po jepen shumë, por, në praktikë nuk po gjejnë zbatim thuajse fare.

- Advertisement -

Në një prononcim për Syri.net Kosova, Merita Jonuzi nga Ministria e Arsimit, tha se kjo ministri ka hartuar politika për ndalimin e dhunës nëpër shkolla, të cilat janë dërguar nëpër objektet e tilla.

“MASH, fillimisht e ka sanksionuar dhunën me infrastrukturën e vet ligjore dhe si tematikë e ndjeshme, dhuna është bërë pjesë integrale e kurrikulave arsimore në të gjitha nivelet e arsimit. MASHT gjithashtu është inicuese dhe bashkëhartuese ( me |Këshillin për Mbrojtje dhe Drejtësi për Fëmijëve) e Rregullores nr. 20/2013 për Protokollin për Parandalimin dhe Referimin e Dhunës në Shkolla, e cila përcakton përgjegjësitë e institucioneve në nivel qendror dhe lokal për adresimin e kësaj problematike. Kjo rregullore ofron qasjen ndërinstitucionale dhe multidisiplinare të parandalimit dhe referimit të dhunës, ngase vetë dhuna vjen nga shkaktarë dhe faktorë të ndryshëm: individualë, familjarë, shoqërorë, por edhe shkollorë në disa raste. Më tej kemi zhvilluar modulin e incidenteve në shkolla, modul ky i integruar në sistemin e menaxhimit të informatave në arsim ( SMIA), duke synuar konsolidimin e sistemit të raportimit dhe të referimit të rasteve në mënyrë permanente dhe efikase” tha ajo.

Po ashtu, MASH janë të angazhuar edhe me takime regjionale, takime me DKA, trajnime dhe pastaj sesione informative gati në të gjitha komunat, me drejtorë të të gjitha shkollave, ashtu që ata të familjarizohen me detyrat e përgjegjësitë që i kanë.

Sipas Jonuzit, nëpër shkolla duhet të rritet përkushtimi për ta trajtuar me efikasitet problemin e dhunës, duke i edukuar mirë fëmijët, se si t`u shmangen konflikteve dhe si të menaxhojnë stresin dhe problemet që lidhen me adoleshencën. Tutje, duhet të rritet koordinimi ndërinstitucional në nivel komunash ku policia dhe mirëqenia sociale të bashkëveprojnë me shkollat në ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe parandalimin e dhunës në shkolla.

“Përgjithësisht, dhuna kudo qoftë ajo nuk mund të trajtohet vetëm nga sektori i arsimit, pa kontributin e sektorëve tjerë. Sikur mos të përballeshim dhe rrethanat e rënda sociale, problemet familjare, dhunën në familje, keqp?rdorimet e internetit, delikuencën, prezencën e narkotikëve dhe e lokaleve të dyshimta afër shkollave, etj, do të mund të kishim më pak probleme përreth dhe brenda shkollave” shtoi ajo.

Shkaqet se përse nxënësit po shkojnë drejt dhunës i ka renditur edhe sociologu Labinot Kunushevci, i cili në një prononcim për Syri.net Kosova, ndër tjera ta se urgjentisht duhet të krijohet një strategji efikase për krijimin e sigurisë në shkollë dhe për parandalimin e dhunës.

- Advertisement -rrrrrrr

“Vrasja nuk është si qëllim në mesin e nxënësve. Mund të jetë pasojë e një konflikti të dhunshëm. Dhuna si fenomen në shkollat publike ndodh si rezultat i shumë faktorëve, ndër to: mungesa e edukimit familjar, mungesa e lëndëve edukativo-kulturore që lidhen me sjelljen publike në shkollë, mungesa e mbështetjes institucionale, reduktimi i mekanizmave dhe kompetencave kontrollues dhe ndëshkues në shkollë, ndikimi i rrjeteve sociale dhe botës virtuale – agresiviteti dhe gjuha e urrejtjes, mungesa e aftësive komunikuese, qasja jo-adekuate në trajtimin e frustrimit të fëmijëve, mungesa e sociologëve në shkollë etj. Prandaj kërkohet urgjentisht një strategji efikase për krijimin e sigurisë në shkollë dhe për parandalimin e dhunës” tha ai.

Për ekspertin e sigurisë, Nuredin Ibishi, dhuna në shkolla ndodh për shkak të disa faktorëve, saktësisht, nga mungesa e mundësive që nxënësit të merren me aktivitete tjera.

Në një prononcim për Syri.net Kosova, Ibishi tha se shteti duhet të punojë më shumë që të rinjve t’u jepet më shumë hapësirë në sfera edukuese dhe argëtuese.

“Ngjarjet e tilla ndodh për shkak se të rinj tanë në shkolla nuk po kanë mundësi shumë që energjinë ta shtjerrin në aktivitete tjera siç mund të jenë ato sportive e kulturore, por, duke qenë si shoqëri në tranzicion, nxënësit në mungesë të këtyre aktiviteteve, e përdorin dhunën si mjet për t’i shprehur pakënaqësitë, duke çuar deri te vrasjet, siç e kemi parë rastin e fundit në Prizren”, theksoi Ibishi.

I pyetur se cila është zgjidhja e duhur deri në eliminimin e kësaj dukurie, ai tha se shkollat duhet të kenë policë që përfshihen në aktivitete shkollore.

“Është e vërtetë që prezenca e Policisë së Kosovës mund të shkaktojë frikë të nxënësit, mirëpo, policët duhet të jenë të përfshirë në aktivitetet shkollore, qofshin ato sportive siç janë xhudo, për të cilën policët janë të trajnuar dhe në aktivitetet tjera dhe ata jo domosdoshmërish duhet të jenë të veshur me uniforma. Pra, qasja duhet të jetë më relaksuese dhe një prezencë e tillë do ndihmonte shumë në mënyrë që të mos organizohen grupe në shkolla, nxënësit të mos sjellin armë të ftohta e të nxehta ose edhe lëndë narkotike” shtoi në fund eksperti i sigurisë.

Kurse, për profesorin Enver Osdautaj, mungesa e komunikimit të prindërve me fëmijë, apo, prindërve me mësuesit, është një nga shkaktarët që dhuna dhe vrasjet në shkollë të jenë prezente.

“Po flas në cilësinë e mësuesit që në shkolla ka punuar që 26 vjet, ka prindër të shumtë që nuk kanë fare komunikim me fëmijët e tyre. Beso që ka prindër që nuk e dinë se në cilën shkollë i kanë fëmijët, po flas për shkollat e mesme sidomos. Madje, ka prindër që as nuk kanë kontakt me kujdestarët e klasës ku fëmijët e tyre mësojnë dhe as nuk i kontrollojnë fëmijët se çka marrin me vete kur nisen drejt mësimit” tha Osdautaj për Syri.net Kosova.

Dërgimi i fëmijës në shkollë në ditët e sotme është një sfidë edhe për Malsor Krasniqin, babin e tre fëmijëve të shkollës “Ismail Qemaili” në Prishtinë.

Në një prononcim për Syri.net Kosova, Krasniqi tha se duke parë rastet e fundit, frika vjen vetvetiu.

“Ta kesh sot një fëmijë në shkollë është një situatë që deshe apo jo, ta krijon një frikë në vete, për shkak të sigurisë së tyre. Unë si prind mundohem që t’i këshillojë fëmijët e mi se si të sillen, në mënyrë që të mos vijnë deri te problemet” shtoi ai.

Po ashtu, Krasniqi sugjeroi që nëpër shkolla të mbahen orë te veçanta trajnuese të fëmijët.

“Duhet të ketë orë ku fëmijët duhet të mësojnë se si nuk duhet të veprojnë, në mënyrë që mos të ketë pasoja për një fëmijë apo familje, në rast se ka mosmarrëveshje me një person të dytë” tha ky prind.

Nga ana tjetër, kujtojmë që nga fillimi i vitit shkollor 2020/2021, janë regjistruar disa raste të dhunës në shkollë ndërmjet nxënësve dhe rasti i fundit u shënua me vdekje në Prizren, ku një 15 vjeçar humbi jetën si pasojë e goditjes me thikë nga një nxënës i paraleles së tij.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...