Klasa punëtore, përkatësisht komuniteti arsimor nga viti 1990 e tutje mbetet kategoria më e anashkaluar dhe më e shkelur e këtyre tre dekadave.
Mësimndhënësit shqiptarë në Kosovë kanë dhënë provimin në çdo kohë duke sakrifikuar gjithqka për ruajtjen e nderit dhe identitetin kombëtarë edhe në kohët më të vështira, pra edhe në gjendje lufte.
Identiteti i shtetit u krijua dhe u ndërtua qysh në vitet e 90-ta kur i kemi thënë jo Serbisë. Kemi qenë i vetmi institucion që ia kthyem shpinën okupatorit dhe krijuam sistemin paralel. A thua ,a mendon kush sot se sa sfiduese ishte ajo kohë?!
Të punosh 10 vite për shtet pa asnjë çmim, këtë e bënë vetëm mësuesit- mbi 20000 sosh.
Për një shtet modern e të civilizuar, këta mësues do tv duhej të shpalleshin heronjë… e në anën tjetër sot mësuesit tanë as dje, as sot e kurrë nuk u motivuan me asgjë përveq me përbuzje, injorim, nënqmim e deri te lënia anash e një niveli të ulët të kësaj shoqërie ‘’moderne”
Mësuesi kurrë nuk është shpërblyer, kurrë nuk ka mundur të sigurojë ekzistencën familjare, mësuesit kurrë nuk kanë mundur t’i shkollojnë fëmijtë e vet në mënyrë të dinjitetshme- sepse për mësuesit kurrë nuk pati çmim, sepse:
Në vitet e 90-ta, punuan për shtetin
Më 2000-2002, mësuesi paguhet 270 marka gjermane
Më 2002-2007, mësuesi paguhet 145 euro
Më 2007-2010, mësuesi paguhet 275 euro
Dhe së fundi nga viti 2014 mësuesi e arrin këtë pagë që e kemi edhe sot.
Rezultat i krejt kësaj është se një mësues që ka punuar nga viti 1990 e deri në qershor 2022 ka realizuar afer 75000 euro, për 32 vite punë që do të thotë realizimi mesatar vjetor është 2343 euro në vit. Më saktësisht, paga mesatare e mësuesit për 32 vite ka qenë 195 euro. Ky është realiteti i mësimdhënësit në Kosovë.
Qeveritë e pasluftës shkonin e vinin, interesat personale e partiake ua verbuan sytë, arsimi si dhe edhe shumë sektorë u lanë shumë anash, prandaj ja ku jemi!
Intelektualët heshtën
Ku ishin intelektualët, akademikët, veteranët e arsimit, profesionistët…? Pse se ngritën zërin? Pse u politizuan? Pse kurrë nuk debatuan për krizën në arsim? Pra, arsimi nuk është në krizë nga dje, arsimi është në krizë për 20 vite. Arsimin e solli në krizë politika dhe politikajtë- jo mësuesi. Prndaj fajin dhe përgjegjësinë kryesore e bartin politikat e gabuara dhe të gjithë ata që e drejtuan sistemin arsimor.
Mediat dhe debatet politike
Sipas burimeve të sakta brenda një viti në televizionet tona bëhen rreth 1000 debate politike (vetëm në 5 kanale televizive RTK, KTV, RTV21, Dukagjin, Klan Kosova). Vetëm gjatë viteve 2020-2021 janë mbajtur afër 1250 debate kryesisht politike, po kurrë nuk u bisedua për arsimin si problem kombëtarë, për arsimin bisedohej vetëm në prag të fillimit të vitit shkollor. Sot mësuesit mbajnë grevë, sepse, mirëqenia e mësuesit e edhe qytetarëve të kësaj kategorie ka ardhur deri te limitet e mbijetesës
Sindikata e arsimit ka të drejtë të na mbrojë sepse është organi më i lartë për mbrojtjen e të drejtave të arsimit. Sindiakata nuk ka hapur shkolla e as kolegje private, sindikata nuk ka « prodhuar » profesorë alamet titujsh, sindikata nuk ka punësuar mësues, as nuk u ka siguruar vende pune mësuesëve. Sindikata dhe PISA janë largë njëra tjetrës. PISA, nuk është rezultat as i mësuesit e as i sindikatës, ky është rezultat i krejt ‘’atyre’’ që arsimin e shndërruan në qendër të punësimit.
Krejt në fund dua ta mbyll këtë shkrim me moton e të madhit S. Frashëri:
‘’Nëse do të mbjellësh për 1 vit,
mbill misër e grurë.
Nëse kërkon qëtë mbjellësh përgjithmonë,
mbill arsim e kulturë’’. – Sami Frashëri
Nga: Nazim Bislimi