E diel, 24 Nëntor, 2024

Dëshironi të rrisni fëmijë të suksesshëm? Shkenca thotë se këto 7 zakone kanë rezultat

- Advertisement1-

Me profesion gazetar dhe shkrimtar, Bill Murphy Jr. është autor i dy librave, “The Intelligent Entrepreneur: How Three Harvard Business School Graduates Learned the 10 Rules of Successful Entrepreneurship” dhe “In a Time of War: The Proud and Perilous Journey of West Point’s Class of 2002”.


Së fundmi ai ka përditësuar edicionin e shtatë të e-librit “Si të rrisni fëmijë të suksesshëm”, ku paraqet për prindërit një guidë të thjeshtë se si duhet të sillen me fëmijët.

- Advertisement -

1. Mësojini fëmijët të krenohen me përpjekjet e tyre, jo me dhuratat: Nga të gjitha këshillat që kam ndarë gjatë viteve, ky është zakon që shkakton më shumë përgjigje – jo nga prindërit që nuk mendojnë se funksionon, por nga të rriturit që e kuptojnë se sa kuptim ka dhe sa do të donin që prindërit e tyre ta kishin praktikuar. Mos i lavdëroni fëmijët tuaj për dhuratat, falënderojini për përpjekjet e tyre.

Me fjalë të tjera, mos thoni: “Ana, je kaq mirë në matematikë!” ose “Eliot, vrapon shumë mirë”. Në vend të këtyre fjalive, thoni: “Jemi krenarë që ke studiuar kaq shumë” dhe “Jemi krenarë për vendosmërinë që tregove për të mbërritur te vija e finishit”.

2. Lërini të luajnë jashtë: Në të vërtetë, nuk janë vetëm fëmijët ata që duhet të dalin jashtë dhe të luajnë; të rriturit duan gjithashtu, sipas shkencës. Por le të përqendrohemi te fëmijët.

Studimet tregojnë se fëmijët më të vegjël, shkollat e të cilëve nuk përfshijnë pushime në natyrë gjatë ditës e kishin më të vështirë për të zhvilluar aftësi të mira leximi.

3. Sigurohuni që të mësojnë për modele suksesi: Fëmijët kanë tendencën të bëhen si modelet e suksesshme që shohin dhe/ose mësojnë.

4. Lërini t’ju shohin kur dështoni: Fëmijët e vegjël ndonjëherë mendojnë se prindërit e tyre janë perëndi. Sinqerisht, le ta pranojmë: nuk është një përvojë krejtësisht e pakënaqshme. Por, studiuesit në Institutin e Teknologjisë të Massachusetts eksperimentuan me fëmijë të vegjël dhe zbuluan se sa më pak prindërit e tyre i lejonin të shihnin se luftuan dhe dështuan disa herë, aq më pak elastik ishin fëmijët.

- Advertisement -rrrrrrr

Me fjalë të tjera, është e rëndësishme t’u tregoni fëmijëve që po përpiqeni shumë dhe po punoni për të arritur qëllimet, ndonëse dështimet janë pjesë e procesit.

5. Lodrat: Studimet kanë treguar se nëse fëmijët kanë më pak lodra, kanë më shumë gjasa që të zgjerojnë imagjinatën dhe kreativitetin, në krahasim me fëmijët që kanë shumë lodra. Me fjalë të tjera, mos blini një mal me lodra. Në vend të kësaj, sigurohuni të zgjidhni lodra që inkurajojnë zhvillimin e tyre.

6. Kufizoni kohën e tyre para ekranit: A ka ndonjë çështje më të diskutueshme në lidhje me fëmijët sesa koha përpara ekranit? Studimet sugjerojnë që ora e qëndrimit të jetë 1-2 orë në ditë.

7. Qëndrojuni afër, por jo shumë afër: Ekspertët sugjerojnë që t’i lejoni fëmijët të provojnë gjëra dhe të dështojnë. Prindërit duhet të sigurohen që të mos ndërhyjnë deri në atë pikë sa t’i zgjidhin gjithmonë ata problemet e fëmijëve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...