Desarta Rapushaj, e cila përfundoi me sukses programin Hubert H. Humphrey në Michigan State University (MSU). Kështu ka njoftuar Ambasada Amerikane në Tiranë, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftim thuhet se pas më shumë se një dekade përvoje në sektorin bankar të Shqipërisë, Desarta kërkoi perspektiva më të gjera mbi fushat e udhëheqjes, sipërmarrjes dhe zhvillimit ekonomik përmes këtij programi prestigjioz shkëmbimi Fulbright.
Njoftimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:
Urime Desarta Rapushaj, e cila përfundoi me sukses programin Hubert H. Humphrey në Michigan State University (MSU)!
Pas më shumë se një dekade përvoje në sektorin bankar të Shqipërisë, Desarta kërkoi perspektiva më të gjera mbi fushat e udhëheqjes, sipërmarrjes dhe zhvillimit ekonomik përmes këtij programi prestigjioz shkëmbimi Fulbright.
Nëpërmjet MSU-së dhe lidhjeve profesionale me Michigan State Research Foundation, Spartan Innovations dhe Bankën Botërore, Desarta fitoi ekspertizë amerikane për të nxitur rritjen ekonomike dhe të ndërtojë partneritete që forcojnë bashkëpunimin SHBA-Shqipëri.
