Pjesën e dytë të emisionit të pasdites “Jeto me Orën” në RTV Ora ditën e sotme i’ia kushtoi problemeve të lëkurës dhe mënyrës sesi të tregojmë kujdes në këto kohë të ftohta. Për të folur më shumë rreth kësaj teme mjaftë të rëndësishme ishte e ftuar dermatologia Ermira Vasili.
Doktoreshë Vasili u shpreh se sëmundjet më të shpeshta të lëkurës në këto kohë të ftohta dimri janë: ekzema dhe dermatidi.
“Me ndryshimin e kushteve atmosferike, kemi pikërisht edhe shtimin e patologjive të ndryshme të lëkurës, përmendim ekzemën dhe dermatidin. Ekzema është një sëmundje e lëkurës që spikat kryesisht lëkurat e thata. Ftohja e temperaturës, lagështira e ajrit dhe pakësimi i konsumimit të ujit në këtë stinë ndikojnë drejtpërdrejt në lëkurë. Për të parandaluar këto faktorë riskantë, duhet të marrim masa dhe këshilla nga mjeku. Lëkura ka një mantel lepidik, ose ndryshe njihet me emrin yndyrë. Kjo është ajo që e mbron lëkurën. Në dimër duhet të përdorim shampo, apo sapun të butë, që lëkura e thatë mos të agravoj edhe më shumë. Hidratimi është çelësi kryesor i mbrojtjes së lëkurës në sezonin dimëror”, u shpreh doktoreshë Vasili.
Më tej doktoresha u ndal edhe tek problemet e lëkurës tek fëmijët, ku cilësoi si më të prekur fëmijët e vegjël dhe grupmosha e tretë dhe e katërt e tyre.
“Tharja e lëkurës tregon problemin tek fëmijët, është një ndër simptomat kryesore. Prandaj ky shqetësim mund të evitohet vetëm me hidratim të lëkurës. Është e rëndësishme që sa herë që fëmija të bëj dush duhet të lyhet me kremin emolient, por edhe këtu duhet të kenë parasysh diçka shumë të rëndësishme. Shpesh herë prindërit gabojnë tek kujdesi i lëkurës së fëmijës së tyre, pasi janë të destinuar të përdorin kremërat me arome, parfum. Kjo është gabim, pasi ky parfum mund të jetë nxitës i alergjisë tek lëkura e fëmijës, e cila më pas shpie në skuqje, kruajtje, etj. Janë fëmijët e vegjël dhe mosha e tret dhe e katërt e tyre, sepse në këto mosha humbet kolageni, yndyra, etj. Duke qenë se nuk e ka aftësin mbrojtëse të duhur, thahet shumë shpejtë”, tha ndër të tjera doktoresha.
Vasili, teksa tha që është gjë e mirë që sot qarkullon një mori informacionesh në internet për kujdesin e lëkurës së fytyrës, nuk la pa përmendur faktin se këto informacione duhet të filtrohen me të dhëna shkencorë dhe konsultimi me mjekun dermatolog.
“Në ditën e sotme ka shumë informacion, ka të mirat e veta, por duhet filtruar me të dhëna shkencore. Në këtë rast njerëzit edhe për përdorimin e kremrave duhet të flasin me mjekun dermatolog. Jo çdo person reagon njëlloj nga i njëjti krem. Pavarësisht se, kohët e fundit është rritur shumë sensibilizimi tek njerëzit. Tek kjo ka ndikuar edhe media, apo ndërgjegjësimi i konsultave me mjekun”, u shpreh Vasili.
Në fund të emisionit, doktoreshë Vasili u ndal edhe tek situata pandemike në vend. Sipas saj, nevoja për të dizefektuar sa më shumë duart, bëri të mundur edhe shfaqjen e problemeve të lëkurës. Pasi, sipas saj dezefektanti dhe kremërat e përdorur kanë agravuar dhe acaruar lëkurën.
“Gjatë kohës së pandemis njerëzit ishin më shumë të predispozuar të dizefektonin duart. Dhe kjo ndikoi në një farë mënyre, pasi filloi të shfaqej më shumë ekzema e duarve, kjo erdhi si pasoj e agrovimit të lëkurës nga dizefektantët dhe kremrat e ndryshëm. Prandaj, në sezonin e verës duhet të kemi parasyshë hidratimin nëpërmjet ujit, ndërkohë në sezonin e dimrit duhet të kemi parasyshë përdorimin e sa më shumë vajrave dhe yndyrnave”, përfundoi Vasili.