Deri 20 mijë euro gjobë për ata që “ndihmojnë” nxënësit të kopjojnë në testin e maturës

- Advertisement5 -

Projektligji për provimin e maturës shtetërore, që pritet të marrë dritën jeshile edhe në Kuvend, parasheh masa ndëshkuese të ashpra, në nenin 24 ku parashihen masat për kundërvajtjet.

- paragrafi 1 -

Çdo qasje e paautorizuar në dokumente të klasifikuara si sekrete, sipas këtij neni, mund të ndëshkohet deri në 2 mijë euro për personat fizikë, e për ata juridikë gjoba shkon deri në 15 mijë euro.

- Advertisement - M1

Përgjegjësia rëndohet edhe më shumë për zyrtarët që lejojnë kopjimin apo keqpërdorimin sistematik gjatë provimit.

Për ta, parashihen gjoba deri në 2 mijë euro për individë, e deri në 20 mijë euro për institucione.