E premte, 22 Nëntor, 2024

Deputetja e Kuvendit: Djalit tim i është vështirësuar të shkojë në shkollë, në klasë po i thonë e ke nënën ‘hajdute’

- Advertisement1-

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pas raportimeve për shpenzimet e deputetëve për karburante. Në një postim në profilin e saj në Facebook, deputetja Balje i thotë kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufcës që t’u dalë në mbrojtje deputetëve të cilët, sipas saj, nuk kanë vepruar asgjë kundër rregullores dhe ligjit. Ajo thotë se së fundmi ka pasur mbi 280 telefonata nga mediat dhe çdo qytetar tjetër që ka kaluar në rrugë i është drejtuar me emrin “naftë” në forma e kontekste të ndryshme.

Për këtë çështje, Balje thotë se djali i saj 13-vjeçar ka pasur një diskutim në klasë me miqtë e tij se si nëna e tij është një “hajdute”.

- Advertisement -

“Edhe djalit tim i është vështirësuar të shkoj në shkollë, për shkak të komenteve të ndyshme në emrin tim. Paramendoni si ndihet fëmija im në këto moment”, shkruan deputetja ndër të tjera.

Ajo i thotë Konjufcës që të ndryshojë rregulloren ose të merret një vendim tjetër për shpenzimet.

“Unë nuk jam hajdute dhe ti je kryetar i Kuvendit në të cilin punoj, thuaj të vërtetën, ose ndrysho rregulloren, merr një vendim tjetër për shpenzimet, hidhe në tryezë iniciativën e ligjit për deputetët”, është shprehur ajo ndër të tjera.

Reagimi i saj i plotë:

I nderuari Kryetar i Kuvendit të Kosovës z.Glauk Konjufca,

Nga pozita në të cilën jeni, keni qenë të detyruar t’i drejtoheni publikut në emër të të gjithë deputetëve për shpenzimet e udhëtimit që rregullohen me Rregulloren e Kuvendit.

- Advertisement -rrrrrrr

Pse nuk pate guximin te thuash të vërtetën, të pakten timen.

Për herë të parë që kur jam bërë deputete e këtij vendi, ndihem shumë keq, sepse në tre ditët e fundit kam pasur mbi 280 telefonata nga mediat, çdo qytetar tjetër që më kalonte në rrugë thoshte emrin “naftë” në forma e kontekste të ndryshme.

Dje, djali im 13-vjeçar pati një diskutim në klasë me miqtë e tij se si nëna e tij është një “hajdute”.

Edhe djalit tim i është vështirësuar të shkoj në shkollë, për shkak të komenteve të ndyshme në emrin tim. Paramendoni si ndihet fëmija im në këto moment!

Unë nuk jam hajdute dhe ti je kryetar i Kuvendit në të cilin punoj, thuaj të vërtetën, ose ndrysho rregulloren, merr një vendim tjetër për shpenzimet, hidhe në tryezë iniciativën e ligjit për deputetët.

Si kryetar i kuvendit ju takon të thuani të vërtetën e ti dilni në mbrojtje deputetëve të cilët nuk kanë vepruar asgjë kundër rregullores dhe ligjit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sot dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, çfarë ndodhi në 22 nëntor 1908 në Kongresin e Manastirit

Në Kongresin e Manastirit 22 nëntori është shënuar Dita e Alfabetit Shqip, I zhvilluar...

“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost? S’do marr gjëra të shtrenjta”, babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit...

"Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej...

Pensionohet edukatorja Valdete Dobroshi – Vllaqo nga Prizreni 

Valdete Dobroshi - Vllaqo, e lindur më 30 tetor 1959 në Prizren, është një...

Universiteti i Gjilanit e konfirmon se e angazhoi Sadri Ramabajën pa konkurs

Të enjten, Universiteti i Gjilanit ka sqaruar mënyrën e angazhimit të analistit politik, si...