E diel, 19 Janar, 2025

Deputetet e Vetëvendosjes thirrje prindërve: Dërgoni nesër fëmijët në shkollë

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit ju ka bërë thirrje prindërve t’i dërgojnë fëmijët në shkollë dhe mësimdhënësit të ndalin grevën.

Por SBASHK përmes kryetarit të saj, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se greva vazhdon derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

- Advertisement -

Ndërsa kundër SBASHK-ut dhe në mbështetje të MASHTI-t kanë dalë deputetet e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje që kanë bërë thirrje prindërve t’i dërgojnë nesër fëmijët në shkollë.

Edhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, deputete e VV-së ka bërë thirrje që nesër të fillojë mësimi.

Ajo thotë se dialogu social nuk ka fund, por fëmijët nuk kanë kohë të presin.

“Prindër të dashur, përcillni nesër fëmijët në shkolla, kërkoni përkushtim nga mësimdhënësit dhe cilësi në arsim, meqenëse SBASHK-u fatkeqësisht e ka në mendje ndër vite vetëm një arsye për grevë”, ka shkruar ajo, shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -rrrrrrr

Edhe deputetja tjetër e VV-së, Tinka Kurti, ka shkruar se mësimi duhet të fillojë nesër

Ajo ka shkruar se secila orë e humbur e mësimnxënies është e pafalshme dhe secili bojkot që i bëhet dijes është dëm për tërë shoqërinë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...