E diel, 24 Nëntor, 2024

Depresioni prek më shumë nënat shtëpiake sesa ato që punojnë

- Advertisement1-

Depresioni është një sëmundje e nëndiagnostikuar në vendin tonë për shkak të vështirësive të shoqërisë për të kërkuar ndihmë për një gjë të tillë.


Megjithatë, konsumi i qetësuesve dhe ilaçeve antidepresivë ka ardhur në rritje në vitet e fundit.

- Advertisement -

Të dhënat konfidenciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të cituara nga revista Monitor, tregojnë se importet e ilaçeve si Loram, Xanax apo Citolex kanë pësuar një rritje të ndjeshme.

Në vitin 2016, importet e këtyre medikamenteve pësuan një rritje deri në 17 përqind.

Megjithatë, të dhënat tregojnë se shumë prej këtyre medikamenteve merren pa recetën e mjekut. Në fillimet e importit, të dhënat tregojnë se këto ilaçe konsumoheshin më së shumti nga të moshuairt.

Së fundmi, konsumi i ilaçeve kundër depresionit ka pësuar një rritje në grupmoshat 25-40 vjeç.

Nënat që rrinë në shtëpi, më të rrezikuara nga depresioni

Një studim i Gallup nxorri në pah se gratë që rrisin fëmijët në shtëpi pësojnë një përkeqësim më të madh emocional në krahasim me gratë që punojnë jashtë shtëpisë.

- Advertisement -rrrrrrr

Amvisat që rrisin fëmijët në shtëpi përjetojnë më shumë zemërim, mërzi, stres dhe shqetësohen më shumë.

Të dhënat e studimit të Gallup tregojnë se gratë që rrisin fëmijët në shtëpi, kanë më shumë gjasa të jenë të palumtura.

Gallup analizoi të dhënat e vajzave dhe grave nga mosha 18 deri në 64 vjeç.

Këto të dhëna konfirmuan se 28 përqind e grave që nuk janë në punë preken nga depresioni dhe 26 përqind e tyre preken nga trishtimi.

50 përqind e këtyre grave ndikohen nga stresi dhe 19 përqind e tyre preken nga zemërimi.

Roli i izolimit tek depresioni

Psikologët shpjegojnë se izolimi është një faktor shumë domethënës në shfaqjen e depresionit.

Sipas tyre, njerëzit nuk kanë ardhur në jetë që të jetojnë në vetmi. Sa më e madhe të jetë vetmia, aq më e parehatshme bëhet jeta e njeriut.

Gratë që rrijnë në shtëpi, punojnë fort, por kjo punë nuk mbaron kurrë. Kjo sipas psikologëve i bën ato të ndihen si ‘shërbërtore’ pa kontratë pune.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...