Departamenti i Orientalistikës i UP fiton çmimin e njohur botëror për përkthime nga gjuha arabe

- Advertisement5 -

Më 9 dhjetor 2025 në Doha të Katarit Departamenti i Orientalistikës në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës ka fituar „Çmimin Shejh Hamed për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar”. Çmimi prestigjioz u jepet individëve dhe institucioneve që merren me përkthime nga gjuha arabe në gjuhët e huaja.

- paragrafi 1 -

Në edicionin e 11-të të ndarjes së këtij çmimi, anëtarët e jurisë vlerësuan punën dhe kontributin 53 vjeçar që profesorët e Departamentit të Orientalistikës e kanë dhënë në fushën e përkthimit të veprave letrare dhe kulturore nga arabishtja në shqip.

- Advertisement -

Fitues të këtij çmimi, këtë vit, përveç Departamentit në tërësi, ishin edhe dy profesorë të pensionuar të Orientalistikës, prof. Feti Mehdiu dhe prof. Muhamed Mufaku.

Çmimin e njëjtë, në vitin 2017, e ka fituar edhe profesori tjetër i këtij Departamenti, prof. Isa Memishi, për Fjalorin Arabisht – Shqip.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit morën pjesë autoritete të larta dhe ministra të shtetit të Katarit, anëtarë të misioneve diplomatike të akredituara në Doha, si dhe shkrimtarë, përkthyes dhe studiues.

- Advertisement -

“Çmimi Shejh Hamed për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar” synon zgjerimin e komunikimit kulturor, promovimin e dialogut midis gjuhës arabe dhe gjuhëve të botës, forcimin e lidhjeve me institucionet akademike dhe kulturore dhe zgjerimin e bashkëpunimit në përkthim, në mësimdhënien e gjuhës arabe dhe ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët kulttuore dhe njerëzore.

Në shkurt te vitit 2025, zyrtarë të lartë të institucionit që jep këtë çmim vizituan Universitetin e Prishtinës.