E shtunë, 4 Janar, 2025

Denoncimi: 30 pedagogë paguhen vetëm për t’i dhënë mësim një studenti të Historisë

- Advertisement1-

1 student për 30 pedagogë. Është kjo situata dhe pasojat me të cilat po shoqërohet vendimi i ministrisë së Arsimit, i pak viteve më parë, me degët e mësuesisë pas aplikimit të mesatares mbi 8.

Denoncimi vjen nga Qëndresa Qytetare, ndërsa një situatë e ngjashme me universitetin publik të Durrësit, ndeshet edhe në degët e tjera të mësuesisë në universitetet e tjera të vendit.

- Advertisement -

Kreu i Qëndresës Qytetare Rigels Xhemollari ka ngritur një problematikë sa i përket universitetit të Durrësit.

Ai thotë se në universitetin “Aleksandër Moisiu”, në degën e Historisë ka vetëm një student për mësues historie dhe 30 pedagogë që i japin mësim, ndërsa shton se nuk dihet nëse ky student që “po mban gjallë” degën e historisë, do të vazhdojë master apo si shumë të tjerë do të zgjedhë rrugën e emigrimit.

Xhemollari theksoi se ka një mungesë të madhe planifikimi sa i përket degëve të mësuesisë.

“Në universitetin e Durrësit në degën e Historisë ka vetëm një student për mësues të historisë dhe ka 30 pedagogë që i japin mësim këtij studenti të historisë, që marrin rrogë për këtë studentin e historisë. Dhe nuk e dimë në qoftë se ky student a do të vazhadojë master, a do të bëhet mësues apo do të zgjedhë rrugën e emigrimit.”

“Që do të thotë kemi një mungesë të madhe planifikimi, sa i përket degëve të mësuesisë.Kjo nuk ka ndodhur tani, gabimi ka ndodhur në 2017, 2018, kur u vendosën kritere të forta, kur u bllokuan hallkat që çdo student që nuk kishte mesataren 8, nuk mund të shkonte për mësuesi.”

“Dhe çfarë ndodhi, iu referuan asaj mesatares fiktive të maturës dhe tashmë është e vështirë ta korrigjojmë në këtë moment.Kabinetet e ministrave janë njerës të cilët bëjnë share, like, bëjnë propagandë dhe nuk e orinetojnë ministrin e institucionin e tij, drejt politkkave të duhura arsimore.”,- u shpreh Xemollari.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes mësuesja Remzije Mustafa-Nimani nga Mitrovica

Ka vdekur mësuesja, Remzije Mustafa-Nimani nga Mitrovica, aktiviste e palodhshme dhe ish-deputete e Parlamentit...

Disa mesazhe të vlefshme që drejtorët mund t’ua dërgojnë mësimdhënësve

Drejtorët e shkollave shpesh dërgojnë mesazhe motivuese dhe mbështetëse për mësuesit, që i ndihmojnë...

Urgjente: 15-vjeçarja nga Mitrovica ka nevojë për ndihmën tonë për të shpëtuar jetën

Atika, një vajzë 15-vjeçare nga Mitrovica, po përballet me një tumor të rrezikshëm dhe...

Mësimdhënësi nga Drenasi migron në Gjermani: Kurrë s’e kam menduar se do të detyrohem ta lë Kosovën

Mësimdhënësi Ilir Brahimi nga fshati Zabel i Ulët i Drenasit ka marrë vendimin për...