E diel, 19 Janar, 2025

Dënohet me 3 mijë euro mësuesi i Edukatës Fizike që lëshonte diploma false, por i konvertohen në 3 vite shërbim

- Advertisement1-

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe dënuar sot me 3 vite me kusht mësuesin e Fiskulturës në një shkollë 9-vjeçare të Peqinit, i denoncuar dhe akuzuar prej muajit prill të vitit të kaluar, se shiste diploma false të shkollës së mesme, duke ndikuar edhe te të tjerët, me pagesa deri në 3 mijë euro.

Vendimi është dhënë sot (25 Tetor) ndaj Adrian Canit, me veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike, pasi mësuesi dyshohej se kishte edhe rolin e sekserit.

- Advertisement -

GJKKO pranoi kërkesën e SPAK dhe dënoi pas pretencës Canin me 2 vite dhe 3 muaj burgim, po për shkak të gjykimit të shkurtuar u zbrit në 1 vit dhe 6 muaj iziolim dhe duke marrë parasysh rrethanat e tjera të masës së sigurisë së mëparshme dhe ato lehtësuese, ky dënim u konvertua në dënim me kusht me 3 vite shërbim prove.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Denoncimi i mësuesit u bë në një emision investigativ vitin e kaluar. I pandehuri e pranoi akuzën e ngritur, duke përfituar edhe gjykimin e shkurtuar.

A.C. mësues fizkulture në shkollën 9-vjeçare “Adem Bedalli “ në Peqin , bën pazare për shitje diplome të shkollës së mesme kundrejt 3 mijë eurove.

Dikur ish-drejtor gjimnazi në qytetin e Peqinit, mësuesi Cani premtonte diplomat duke ndërhyrë tek shkollat e mesme. Adrian Cani në kohën e marrjes nën akuzë ishte njëkohësisht është pedagog i jashtëm në një universitet privat në kryeqytet, por edhe nënkryetar i Partisë Demokratike në Peqin. /Shqiptarja.com

Ja vendimi i shpallur sot i GJKKO:

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...