E mërkurë, 22 Janar, 2025

Dënohet me 15 vjet burgim mësimdhënësi nga Deçani

- Advertisement1-

Mësimdhënësi i shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Valentin Selmanaj është dënuar me më shumë se 15 vjet burgim për shkak të një sulmi seksual ndaj një nxënëse të kësaj shkolle në qershorin e vitit 2023.

Sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, mësidhënësit Selmanaj i është ndaluar ushtrimi i profesionit.

- Advertisement -

“Trupi gjykues pas këshillimit dhe votimit, të pandehurin e ka gjetur fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe të njëjtin e ka shpallë fajtor duke i shqiptuar dënim unik me burgim pre pesëmbëdhjetë vjet e gjashtë muaj, për dy veprat që i vihen në barrë, si dhe dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të profesionit ose detyrës në kohëzgjatje të përhershme”, thuhet në vendim.

Në aktvendim është thënë se është marrë parasysh edhe fakti se Selmanaj ka vendbanim me dy të dëmtuarit, nxënësen që e sulmoi seksualisht dhe tjetrin që e incizoi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat shtetërore të fizikës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka publikuar listën e nxënësve që do të...

Kjo është gjendja e nxënësve që u kafshuan nga qeni në Shirokë të Suharekës

Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti”...

Pensionohet Josip Kolnrekaj, punëtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit”

Është pensionuar punëtori i shkollës "Lidhja e Prizrenit" Josip Kolnrekaj, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i shkollës: Sot...

Qeni hyn brenda shkollës në fshatin Shirokë të Suharekës, sulmon 4 nxënëse

Një qen ka sulmuar katër nxënëse të shkollës “17 Shkurti” në fshatin Shirokë të...