E diel, 19 Janar, 2025

Jeton Demi: Në Prishtinë shumica e fëmijëve me të drejtë kanë munguar në shkolla

- Advertisement1-

Edhe pse Ministria e Arsimit (MASHT) i obligon institucionet arsimore (shkollat) që të shtunave të bëhet zëvendësimi i orëve të humbura nga greva pesë javëshe në arsim, Këshilli i Prindërve thonë se në Prishtinë në shumicë absolute nuk është zhvilluar procesi mësimor.

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi në një prononcim për telegrafin ka thënë se sot në shkolla kanë munguar fëmijët.

- Advertisement -

Si dhe mungesën e fëmijëve në proces mësimor për ditën e shtunë, ai e quajti “të drejtë”.

“Sa kemi informacion në Prishtinë në shumicë absolute nuk është zhvilluar proces mësimor ngase kanë munguar shumica e fëmijëve me të drejtë”, ka thënë Demi.

Ndërkaq, MASHTI ka bërë thirrje për kompensimin e orëve të humbura gjatë të shtunave, ndërkaq kundër kanë dalë edhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK).

Ndryshe, greva në tërë sektorin e arsimit ka filluar më 25 gusht dhe është pezulluar më 1 tetor. Kërkesa kryesore e tyre ishte shtesa nga 100 euro deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga. Greva u pezullua deri në janar të vitit të ardhshëm dhe kjo u bë pa marrëveshje me Qeverinë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...