E diel, 19 Janar, 2025

Delfinët zbavisin fëmijët ukrainas, shikoni gëzimin në sytë e tyre

- Advertisement1-

Një shfaqje delfinësh ka siguruar një pushim të nevojshëm nga tmerret e luftës për disa dhjetëra ukrainas, shumë prej tyre fëmijë, që po ikin nga qyteti i bombarduar rëndë, Kherson.

Për një orë apo më shumë, refugjatët mundën të linin mënjanë shqetësimet e tyre dhe të shijonin spektaklin e delfinëve që kërcenin, duke luajtur me topa dhe duke notuar me trajnerin e tyre në hotelin “Nemo” në qytetin port të Odesës në Detin e Zi.

- Advertisement -

“Më pëlqeu shumë gjithçka. Ne kemi ëndërruar për një shfaqje delfinësh për një kohë të gjatë. Emocione kaq të mëdha“, tha Irina Borisevich, e cila u largua nga Kherson me dy fëmijët e saj të vegjël pesë dhe tre vjeç.“Është për të ardhur keq që kjo po ndodh në rrethana të tilla”, shtoi ajo. Djali i saj 5-vjeçar Ivan ishte më i fokusuar te delfinët, teksa i pëlqente mënyra se si kërcenin dhe preknin topat.

Vetë Odesa mbetet nën kërcënimin e sulmit rus dhe akuariumi i delfinëve është vetëm 5 km nga një rafineri nafte e bombarduar nga forcat ruse më 3 Prill.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...