Pensionohet mësuesja Nazmije Mustafa nga Mitrovica

- Advertisement -

Ka dalë në pension mësuesja Nazmije Mustafa nga Mitrovica, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi nga drejtoresha e Arsimit në Mitrovicë, Drita Kadriu:

- Advertisement -

Sot nderojmë daljen në pension të një mësueseje të jashtëzakonshme e cila jetën e saj ia kushtoi formësimit të mendjeve dhe zemrave të nxënësve në Trepçën tonë.

Pasioni i saj i palëkundur për gjuhën shqipe dhe roli i saj si model i mirësisë dhe integritetit do të lërë një trashëgimi që frymëzon brezat që do të vijnë.

Gëzuar ditëlindjen mësuese Nazmije Mustafa Tahiri.

- Advertisement -