Del në pension arsimtari Fexhri Vehapi nga Dragashi

- Advertisement -

Ka dalë në pension arsimtari Fexhri Vehapi nga komuna e Dragashit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi:

- Advertisement -

Sot ishte dita e fundit e punës se arsimtarit të nderun dhe shumë të respektuar Fexhri Vehapi njëkohësisht edhe pensionimi i tij

Ta përmbyllësh një kapitull të historisë jetësore në misionin e shenjtë-mësimdhënës është përgjegjësi shumë e madhe.

Kontributi i arsimtarit në procesin edukativo-arsimor është shembull dhe për çdo lëvdatë.

- Advertisement -

Stafi udhëheqës i shkollës, kolegët dhe stafi teknik, urojnë që shëndeti, lumturia e mbarësia t’ju përcjellin për kohë të gjatë me gjithë familjen, e cila mbetet krenare me veprat tua!
Me respekt
Drejtori i shkollës
MSc. Flurim ÇENGAJ