E hënë, 24 Shkurt, 2025

Dekorohen nxënësit e kryeqytetit pas pjesëmarrjes së tyre në STEM 2023 në Paris

- Advertisement1-

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dekoruar me medalje nxënësit e kryeqytetit, pas pjesëmarrjes së tyre në Olimpiadën STEM 2023 në Paris.

Rama tha se kishte knaqësinë që javën ta përmbyllte me këta nxënës.

- Advertisement -

“Sa qejf me përmbyllë javën me super nxënës kryeqytetas. Në hapsirat tona të punës prita shumë nxënës t’dekoruar me medalje t’arta, bronzta dhe argjenta në Paris në kuadër të pjesëmarrjes në Olimpiadën STEM 2023”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai e cilësoi si një nder shumë të madh, pjesëmarrjen e nxënësve prishtinas në Olimpiadë, duke e lartësuar kështu sipas tij emrin e Kosovës në gara ndërkombëtare.

“Nder shumë i madh i madh për Kryeqytetin që të gjithë ishin nga Prishtina, duke lartësuar emrin e Republikës së Kosovës në gara ndërkombëtare. Me këtë rast, ndava mirënjohje për Arion Sylëm, Kron Selmanajt e Kushtrim Kajanit, të tre të ranguar në treshen e më të mirëve në shkencë, matematikë dhe kodim”, ka shkruar tutje ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...