E diel, 19 Janar, 2025

Dekanja e Fakultetit tregon si e kuptoi që profesori Xhevat Krasniqi ngacmonte studentet: Kishte ndodhur edhe gjatë ligjëratave e konsultimeve

- Advertisement1-

Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kerliu, ka treguar se denoncimin për ngacmim seksual të profesorit Xhevat Krasniqi e ka pranuar gojarisht nga 3-4 studente.

Tutje ajo ka treguar se pastaj denoncimi është bërë edhe nga studentë të tjerë me shkrim lidhur me profesorin Xhevat Krasniqi.

- Advertisement -

“Unë menjëherë kërkova që t’i takojë edhe studentët edhe Këshillin Studentor edhe përgjegjësen e Degës së Farmacisë nga radhët e studentëve. Dhe pasi më treguan me detaje situatën, pasi që Xhevat Krasniqi ishte i angazhuar tek ne, dhe nuk ishte i rregullt. Fillimisht, e denoncuan gojarisht dhe treguan situatën. Meqenëse bazuar në rregulloren për ngacmime seksuale, unë duhet të kem me shkrim denoncimin, kërkova nga to të dëshmojnë situatën në të cilën ishin gjendur. Pastaj ishin edhe dëshmitarë të tjerë, jo vetëm ato 3-4 studente, por edhe dëshmitarë të tjerë pasi që ngjarja kishte ndodhur edhe gjatë ligjeratave, konsultimeve“, ka thënë Manxhuka-Kerliu.

@rtv.dukagjini

Ja si e kuptova që Xhevat Krasniqi i ngacmonte vajzat: Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë rrëfehet

♬ original sound – RTV DUKAGJINI – RTV DUKAGJINI

Dekanja tha se deri më tani nuk ka pasur ndonjë informacion për problemet që janë ballafaquar studentët lidhur me profesorin në fjalë.

“Deri më tani nuk kam pasur ndonjë informatë për problemet që janë ballafaquar studentët . Dhe së bashku me prodekanët që profesorin Xhevat Krasniqi të ftojmë në takim, ta njoftojmë fillimisht. Janë takuar Prodekani për Çështje Akademike,së bashku me dy prodekanë të tjerë si dhe sekretari dhe zyrtari për mësim. E kanë njoftuar për denoncimin e studentëve. Profesori e ka mohuar situatën. E kanë njoftuar edhe për vendimin e Dekanes, që ne nuk dëshirojmë të mos vazhdojë në degën e Farmacisë për shkak të këtyre problemeve dhe kemi dërguar fletë paraqitjen në Këshillin e Etikës. Ai është pajtuar dhe nuk ka bërë asnjë problem”, ka treguar Manxhuka-Kerliu në RTV Dukagjini. / Insajderi

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...