E diel, 19 Janar, 2025

“Degradoi arsimin me përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave”, paditet kryetari i Prizrenit

- Advertisement1-

Jo pak ankesa ka pasur se drejtorët në shkollat e Prizrenit janë zgjedhur politikisht dhe shumica prej tyre veç pse janë të afërt me partinë në pushtet PDK-në.

Është partia opozitare Vetëvendosje në Prizren ke cila njofton se ka paditur kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totaj dhe vartësitë e tij.

- Advertisement -

Në një njoftim për media, VV-ja thotë se kallëzimi penal ndaj Totajt dhe të tjerëve u bë për shkak të siç thotë kjo parti, degradimit të arsimit në Komunën e Prizrenit,

Sipas VV-së, procesi i zgjedhjes së drejtorëve në institucionet edukativo-arsimore publike në Komunën e Prizrenit është përcjellur me parregullsi të shumta të cilat e kanë dëmtuar në masë të madhe integritetin dhe kredibilitetin e sistemit arsimor.

Njoftimi i plotë:

KALLËZIM PENAL NDAJ SHAQIR TOTAJT DHE VARTËSVE TË TIJ

Sot, me datë 12.09.2022, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren ka dorëzuar Kallëzim Penal pranë Prokurorisë Themelore në Prizren ndaj Shaqir Totajt dhe vartësve të tij në Komunën e Prizrenit të cilët kanë degraduar arsimin në Komunën e Prizrenit përmes zgjedhjes së drejtorëve partiak dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Procesi i zgjedhjes së drejtorëve në institucionet edukativo-arsimore publike në Komunën e Prizrenit është përcjellur me parregullsi të shumta të cilat e kanë dëmtuar në masë të madhe integritetin dhe kredibilitetin e sistemit arsimor.

- Advertisement -rrrrrrr

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve, prindërve dhe shoqërisë civile për proces jo transparent e të kundërligjshëm dhe duke marrë për bazë parimet themelore të zgjedhjes së drejtorëve, ai i depolitizimit dhe parimin e ligjshmërisë në proces që parashihen me udhëzimet në fuqi, përmes këtij kallëzimi penal kërkon që organet kompetente të shtetit, të ndërmarrin masat e duhura penale-juridike për të zbardhur të vërtetën me rastin zgjedhjes së drejtorëve në shkollat e Komunës së Prizrenit.

Qeverisja e re komunale çdo ditë e më shumë po e degradon qytetin tonë në çdo aspekt, andaj lidhur me këtë iu drejtohemi qytetarëve, atyre që iu mohohen të drejtat ligjore për shkak të veprimeve klienteliste dhe nepotiste të këtij pushteti, shoqërisë civile dhe akterëve të ndryshëm shoqëror që të veprojmë bashkarisht për të ndalur këtë degradim dhe për të detyruar organet komunale të veprojnë në bazë të ligjit dhe konform interesit publik gjatë ushtrimit të komptetencave të tyre.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...