E hënë, 24 Shkurt, 2025

Dega “Gjuhë dhe letërsi shqipe” në prag të shuarjes

- Advertisement1-

Vetëm gjashtë studentë aplikuan në Degën ‘’Letërsi Shqipe’’ në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Profesorët e këtij programi kërkojnë intervenim shtetëror, pasi që sipas tyre po rrezikohet shuarja e katedrës.

19 studentë u pranuan vitin e kaluar në Degën ‘’Letërsi Shqipe’’ në Fakultetin Filologjik.

- Advertisement -

Por këtë vit, në këtë Katedër të Universitetit të Prishtinës aplikuan vetëm gjashtë veta.

Si rrjedhojë, sipas profesorëve të kësaj dege, po rrezikohet edhe mbyllja e përhershme e këtij programi.

E për këtë, ata kërkojnë një intervenim shtetëror.

“Fatkeqësisht po, por shteti duhet me i subvencionu drejtimet e rrezikuara qysh ish desht me u subvencionu shkencat të cilat janë të vështira për t’u studiu, por janë shumë të rëndësishme. Në këtë grup ndoshta do duhej me i futë edhe letërsinë shqipe, ndoshta edhe gjuhën shqipe e ndoshta edhe ndonjë drejtim tjetër i cili është i rëndësisë vitale për shtetin, për kombin në mënyrë që të mos shuhet nën presionin e drejtimeve fashioniste”, deklaroi Rrahman Paçarizi.

Ndërsa sipas ekspertëve të arsimit, për gjendjen aktuale të këtij profili studimor po ndikojnë disa faktorë.

“Në mesin e tyre një mos promovim i vet programit nga ana e fakultetit, një mos prezencë e letërsisë në shkollat e mesme të larta, gjitha këto së bashku padyshim që e bëjnë më të reduktuar interesimin e të rinjve për programin e gjuhës shqipe”, theksoi Rinor Qehaja nga Instituti Edguard.

- Advertisement -rrrrrrr

Por përveç këtyre, sipas albanologëve mundësia e punësimit për këtë kategori është shumë e kufizuar.

“Përveç fushës së arsimit, ndonjë pozitë në administratën publike, ndonjë redaktor, lektor qoftë në media qoftë në shtëpi botuese etj, përgjithësisht mund të them që mundësitë e punësimit me profilin e gjuhës dhe letërsisë shqipe janë të kufizuara, madje janë jashtëzakonisht të kufizuara.”, theksoi Sejdi Gashi nga Instituti Albanologjik.

E megjithëse në Kosovë ka rënë interesimi i të rinjve për studim të Albanologjisë në përgjithësi, jashtë vendit ka kërkesa dhe madje nxitje për ta studiuar këtë profil studimor.

Gjuha Shqipe tashmë po ofrohet nga katedra të ndryshme në Evropë, Rusi dhe Kinë. /Tëvë1

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...