Dëftesat nuk do të merren më në shkolla, por online

- Advertisement -

Prindërit nuk do ta kenë të nevojshme këtë vit të paraqiten fizikisht në shkollë për të tërhequr dëftesat e fëmijëve të tyre.

- paragrafi 1 -

Mjafton të logohen në portalin e-Albania dhe dëftesat do të printohen në kohë reale.

- Advertisement -

Duke nisur nga java e ardhshme, vlerësimet përfundimtare do të merren online.

Drejtoresha e shkollës “Jeronim De Rada“ Entela Alushi sqaroi se “vënia në përdorim këtë vit e sistemit elektronik SMIP ku çdo notë apo vlerësim është hedhur elektronikisht në platformën e- Albania ka mundësuar edhe tërheqjen e dëftesave në këtë formë”.

Dëftesa është e pajisur me gjithë elementet e saj pa qenë e nevojshme t‘i rikthehesh institucioneve shkollore për ta vulosur apo firmosur.

- Advertisement -

Me vënien në funksion të sistemit SMIP, mësuesit kanë hedhur në përfundim të mësimit të gjitha vlerësimet, mungesat apo shënimet për arritjet e nxënësve, duke bërë një punë përgatitore edhe nxjerrjen e rezultateve përfundimtare, ndërsa menaxhimi i të gjithë informacionit është bërë nga qendra e shërbimeve arsimore.