E martë, 24 Dhjetor, 2024

DEDIKIM: Do më mungoni nxënësit e mi të dashur…

- Advertisement1-

Nuk e di nëse kam qenë në lartësinë e duhur të profesionit dhe misionit tim si mësues, ndoshta kam qenë me serioz se duhet, më i ashpër se ç’kërkohet.

Nuk e kam menduar gjatë sa më kanë dashur apo sa i doja unë ata, por për një gjë jam i sigurt sot: Do më mungoni nxënësit e mi të dashur! Me shumë dashuri F.V.

- Advertisement -

U nisa sot në mëngjes për në punë.

Është data 11 shtator dita e parë e vitit shkollor 2023-2024.

Duke qenë se është një punë që e bej prej vitesh disa gjera janë bërë rutinë dhe i mbërthyer nga kjo rutinë u drejtova për tek klasa me të cilën kaluam tre vite të gjimnazit në të njëjtin ambient dhe që i kisha në kujdestari.

Hyra dhe instinktivisht kërkova praninë e tyre, përshëndetjet e tyre. Buzëqeshjet e tyre, seriozitetin e ndonjërit. Shikimet plot mirësi të çdo njërit. Sapo konstatova mungesën e tyre ndjeva një boshllëk dhe disi i hutuar dola jashtë pasi e kuptova që nxënës të rinj dhe maturantë të tjerë kanë ardhur.

Nuk e di nëse kam qenë në lartësinë e duhur të profesionit dhe misionit tim si mësues, ndoshta kam qenë me serioz se duhet, më i ashpër se ç’kërkohet me kërkesa dhe rregulla, që ndoshta i kanë bezdisur; nuk e kam menduar gjatë sa më kanë dashur apo sa i doja unë ata, por për një gjë jam i sigurtë sot: Do më mungoni nxënësit e mi të dashur.

Ju uroj me zemër udhë të mbarë në jetën e gjatë që u pret krahëhapur përpara dhe suksese në auditorët e universiteteve.

- Advertisement -rrrrrrr

Me shumë dashuri F.V

mësues në gjimnazin jopublik SARINA

© Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Evans Drishti: “Simbolika e një dhurate” për nxënësit

Disa ditë më parë, mësuesja kishte bërë një bisedë në klasë në lidhje me...

Pensionohet mësimdhënësi Rizah Hajdari nga Drenasi

Është pensionuar mësimdhënësi Rizah Hajdari nga Drenasi, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi: Fjalë mirënjohjeje për mësuesin Rizah Hajdari...

Përurohet shkolla e re në Dragobil të Malishevës

Në Komunën e Malishevës u shënua një ditë e rëndësishme për arsimin, me përurimin...

SBASHK ju thotë mësimdhënësve: 2025-ta, do të jetë vit i plotësimit të dëshirave dhe kërkesave tuaja

SBASHK ka thënë se shkoi viti 2024 pa asnjë lajm të mirë nga Qeveria. Në...