Drejtoria Komunale e Arsimit uron përzemërsisht ekipin RoboGenius (Blin Avdiu, Blina Jasiqi, Mentor Tafilaj, Esma Hasanaj) nxënës në SHFMU “Drita” të Gramaçelit, me mentore znj. Albulena Mataj, për suksesin e jashtëzakonshëm të arritur në garat prestigjioze të robotikës KML Open 2025 – Arena RoboBasket!
Ekipi tregoi përkushtim, kreativitet dhe aftësi të shkëlqyera, duke u renditur në vendin e 9-të nga 372 ekipe pjesëmarrëse, prej të cilave 100 ekipe finaliste nga e gjithë Kosova.
🎖️ RoboGenius është ekipi i vetëm nga regjioni i Pejës dhe i vetmi përfaqësues nga Komuna e Deçanit që arriti këtë sukses të madh, duke dëshmuar potencialin e jashtëzakonshëm të të rinjve tanë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
👏 Ky rezultat është fryt i punës së palodhshme të nxënësve dhe përkushtimit të mentores znj. Albulena Mataj.
🧠 Kjo është një dëshmi se kur arsimi dhe talenti bashkohen – sukseset nuk mungojnë!