Dea Boriçi, nxënëse e shkollës “28 Nëntori” në Shkodër është pranuar në Universitetin prestigjioz Harvard, me bursë të plotë 100%, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi nga Gjimnazi “28 Nëntori” në Shkodër”:
🎓🌟 Një arritje që na bën krenarë!
Me shumë kënaqësi dhe mirënjohje përgëzojmë nxënësen tonë të shkëlqyer, Dea Boriçi, për pranimin në Universitetin prestigjioz Harvard, me bursë të plotë 100%! 🇺🇸✨
Ky sukses i jashtëzakonshëm është fryt i punës së palodhur, përkushtimit dhe talentit të saj, duke u bërë një shembull frymëzimi për të gjithë bashkëmoshatarët.
Të urojmë suksese të pafundme në këtë rrugëtim të ri akademik dhe jemi të bindur se do të vazhdosh të na bësh krenarë! 💙
