E shtunë, 21 Shtator, 2024

DATAT: Ja kur nisin pushimet e dimrit për nxënësit

- Advertisement1-

Edhe javën që vjen nxënësit e mësuesit e arsimit parauniversitar do të jenë në mësim për vitin 2022.

Nga 26 dhjetori shkollat do të mbyllen pasi do të nisin pushimet dimërore të cilat janë planifikuar nga Ministria e Arsimit të mbarojnë më 4 janar.

- Advertisement -

Bashkë me fundjavat, të shtuna të dielat, 11 ditë do të zgjasin pushimet e festave të fundvitit në institucionet arsimore, për të rifilluar mësimi të mërkurën e 4 janarit.

Por këto nuk do të jenë pushimet e vetme në shkollat 9-vjeçare. Për herë të parë, ndryshe nga vitet e shkuara nxënësit e mësuesit në arsimin e detyrueshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim, pas periudhës së dytë mësimore nga data 3 deri në 9 prill.

Kjo periudhë është konsideruar e nevojshme për të marr energji të reja e për tu përgatitur për në vijim. Por që ky ndryshim në strukturën shkollore nuk prek gjimnazet ku do të kenë pushim vetëm gjatë festave të fundvitit.

Ky vit mësimor nisi në 12 shtator dhe do të mbarojë më 14 qershor, me përjashtim të maturave të cilat përfundojnë procesin mësimor në 31 maj dhe më tej do të zhvillojnë provimet e maturës shtetërore nga 1 deri në 30 qershor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla Shqipe “Alba Life” në Brooklyn të SHBA-së filloi vitin e ri akademik 2024-2025

Pas Fidanishtes së parë të Shkollave Shqipe në Staten Island, Brooklyni hapi dyert për...

Mërgata shqiptare do të financojë bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Studentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri...

Pensionohet mësimdhënësi Fadil Gashi nga Prishtina

Shkolla "Mitrush Kuteli" në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Fadil Gashi, shkruan...

“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”: Nxënësit të inkurajohen për arsimin profesional!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi...