Dashurije Mustafa zgjidhet mësuese e dalluar në shkollën “Abdyl Frashëri”, në Prizren

- Advertisement5 -

Dashurije Mustafa, është zgjedhur mësuese e dalluar në shkollën “Abdyl Frashëri”, në Prizren, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Shkolla Fillore “Abdyl Frashëri” – Prizren

Dashurije Mustafa, Mësimdhënëse Meritore për vitin shkollor 2025/2026!

Bazuar në njoftimin e MASHTI-t dhe në bashkëpunim me DKA-në për nominimin e mësimdhënësit meritor për çmimin tradicional “Shaban Jashari”, për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, drejtoria e shkollës organizoi takim me Kryetarët e aktiveve të klasave.

- Advertisement - m2

E nominuar dhe e zgjedhur si mësimdhënëse meritore është Dashurije Mustafa.

Ajo gëzon respekt dhe vlerësim të madh nga të gjithë punonjësit e shkollës. Bazuar në procesverbalin e takimeve me prindër dhe diskutimeve me mësimdhënës, Dashurije Mustafa gjithmonë është e pranishme dhe jep kontribut të çmuar për zhvillimin e mësimit.

Pjesëmarrëse aktive në të gjitha aktivitetet ndër- dhe ekstrakurrikulare me nxënësit, ajo shërben si model për mësimdhënësit e rinj, si në planifikimin dhe organizimin e orëve mësimore, ashtu edhe në bashkëpunimin ekipor.
Urime!

634519748 918275964503141 4741955283699806337 n