Dashurije Leka Shaqiri, mësimdhënëse e gjashtë gjeneratave dhe drejtoreshë e deritanishme e shkollës “Nazmi Hoxha”, është emëruar inspektore e arsimit, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e saj të pasur.
Leka Shaqiri nisi rrugëtimin e saj në Shkollën Fillore “Abaz Ajeti”, ku për 23 vite edukoi e frymëzoi breza të tërë nxënësish.
Në 3 vitet e fundit, ajo mori drejtimin e SHFMU “Nazmi Hoxha” në Gjilan, një shkollë të cilën e transformoi në mënyrë rrënjësore, si në aspektin menaxherial, organizativ e infrastrukturor ashtu edhe atë pedagogjik.
Përmes një konkursi të hapur, ku u vlerësua për përvojën, kompetencën dhe vizionin e saj për arsimin, Dashurije Leka Shaqiri arriti të fitojë pozitën e inspektores së arsimit. /kryelajmi.com/.