Dashuria në familje, mirëkuptim dhe mbrojtje

- Advertisement -

Familja e përsosur ekziston, është ajo që mbron, kujdeset, kupton dhe pranon anëtarët e saj ashtu siç janë. Të rritesh me këtë lloj ushqimi forcon identitetin e individit, duke i dhënë atij sigurinë dhe aftësinë për të pasur jetën që ai dëshiron në liri totale.

- paragrafi 1 -

Dashuria në familje është baza e gjithçkaje. Të rritesh, të marrësh edukim dhe të jeni pjesë e një konteksti pozitiv parësor, të pasur me afeksion, vlera dhe siguri, luan një rol themelor në shëndetin psikologjik të secilit individ. Një pjesë e asaj që jemi sot shpesh është pasojë e përvojave dhe e lidhjeve me prindërit. Sipas Salvador Minuchin, psikiatër argjentinas i terapisë strukturore familjare, në çdo kulturë familja gdhend tek anëtarët e saj identitetin e tyre. Kjo ndodh në dy mënyra të kundërta: nga njëra anë, përmes ndjenjës së përkatësisë; nga ana tjetër, përmes dëshirës për të na ndarë nga ajo.

- Advertisement -

Edhe pse mund të duket kontradiktore, e gjithë kjo ka kuptim dhe na jep një mësim të vlefshëm. Të gjithë kemi një trashëgimi familjare, me origjinë nga ajo bërthamë e vogël shoqërore në të cilën thellohen rrënjët tona. Në të njëjtën kohë, pavarësisht se sa shumë i duam fëmijët tanë, qëllimi i tyre është të largohen nga prindërit. Krijimi i një jete personale ose ndërtimi i një familjeje apo bashkimi të ri është i dëshirueshëm dhe i nevojshëm. Në fund të fundit, ajo përcakton zhvillimin tonë si qenie njerëzore.

Afeksioni dhe dashuria në familje janë shtylla kurrizore e të gjitha marrëdhënieve. Por, në mënyrë që një familje të jetë e shëndetshme dhe funksionale, është e nevojshme të dini se si të doni. Le ta hedhim një vështrim më të afërt me këtë. Roli i familjes në shoqëri, në fusha të tilla si ndihmesa, arsimi dhe kujdesi për fëmijët, është i pamohueshëm. Është themeli i zhvillimit njerëzor dhe është gjithashtu baza e transformimit shoqëror. Pra, nuk po i referohemi vetëm një bërthame parësore për t’u siguruar sa i përket ndihmës dhe burimeve financiare. Një aspekt tjetër që nuk duhet anashkaluar është, pa dyshim, ai psikologjik.

Familje të ndryshme, të drejta të njëjta

- Advertisement -

Dashuria në familje duhet të jetë gjithmonë e pranishme, pavarësisht nga lloji i familjar. Ka shumë beqarë që zgjedhin të jetojnë aventurën e të qenit prindër të vetëm. Ka familje të zgjeruara që jetojnë nën të njëjtën çati: fëmijë, prindër dhe gjyshër që përballen së bashku me vështirësi, duke marrë pjesë së bashku në edukimin e fëmijëve.

Formimi i këtyre bërthamave sociale favorizon transmetimin e vlerave, afeksionit, zhvillimin fizik, emocional dhe psikologjik të fëmijëve, si dhe të gjithë elementëve që përcaktojnë çdo sistem familjar të shëndetshëm dhe funksional duke përfshirë:

Komunikim i mirë.
Vendosni rregulla të qarta për të promovuar mësimin e rregullave dhe të drejtave.
Krijoni një ambient në të cilin të shprehni emocionet dhe të mësoni t’i menaxhoni ato.
Shprehni afeksion, veçanërisht duke evituar shfaqjen e traumave të prindërve ndaj fëmijëve të tyre.
Edukoni për zgjidhjen e konflikteve, këmbënguljes dhe marrëdhëniet e shëndetshme shoqërore.
Dashuria në familje duhet të jetë e shëndetshme dhe duhet të sigurojë mbështetjen e nevojshme për secilin anëtar për t’u rritur dhe për të bërë zgjedhjet e tyre në respekt të plotë. Siç të gjithë e dimë, ka edhe dashuri që pengojnë zhvillimin optimal psikologjik dhe emocional të fëmijës. Ky është rasti i super mbrojtjes, ose i asaj dashurie të tepruar që përfundon në mbizotërim dhe kufizim.

Çdo bërthamë familjare duhet të kuptojë se, përveç aspektit ekonomik dhe burimeve pak a shumë të disponueshme, është mbi të gjitha aspekti emocional. Nuk ka rëndësi se cilën shkollë prestigjioze fëmija ndjek, sa lodra ose rroba ka nëse mungojnë aspektet e mëposhtme:

Mirëkuptimi: Të kuptuarit e këndvështrimit të secilit anëtar të familjes është thelbësore. Të dish të vendosësh veten në këpucët e tjetrit është thelbësore për ndërtimin e lidhjeve të forta dhe të shëndetshme.

Pranimi: Ky dimension është gjithashtu një ushqim thelbësor. Të jesh i dashur për atë që je, për zgjedhjet që bën, është ajo që duhet më shumë nga prindërit.

Mbrojtja dhe kujdesi: Është një koncept i qartë për të gjithë: të duash do të thotë të kujdesesh për tjetrin. Pak gjëra të ngushëllojnë si të ndjehesh i mbrojtur dhe i konsideruar nga të dashurit dhe në të njëjtën kohë të jesh në gjendje të ndryshosh.

Për ta përfunduar, asgjë nuk është më e rëndësishme se dashuria në familje, ajo që të rrethon, por që gjithashtu di të të lërë të shkosh. Të jesh i qartë se ku shtrihen rrënjët tona, por akoma, të qenit i lirë të kemi jetën që dëshirojmë, është një aspekt thelbësor i mirëqenies psikologjike dhe lumturisë.

Përgatiti: Orjona TRESA / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 159

/Revista Psikologji