Daria Daineka nga Bjellorusia: Shqipja gjuha më e bukur për mua

- Advertisement5 -

Daria Daineka, nga Bjellorusia, e cila para pesë vitesh zgjodhi Shqipërinë si shtëpinë e saj të re.

- paragrafi 1 -

Sot, ajo thotë se ndihet shqiptare me zemër dhe që në momentin e parë u dashurua me vendin tonë.

- Advertisement -
lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=16&loc=https%3A%2F%2Feuronews.al%2Fndihem 100 shqiptare daria nga bjellorusia qe jeton prej 5 vjetesh ne tirane%2F%3Ffbclid%3DIwY2xjawOj86BleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEestnV htsZAyxuSxmH4sFdyApOSjxCI s78Mmx26EDpTQdTTgBptl5UacLi8 aem NNjKYs8tBny0GIw

“Në fillim kam ardhur vetëm për pushime në verën e vitit 2020, gjatë kohës së koronavirusit, me dy shoqe. Por tani ndihem si në shtëpi në Shqipëri, sikur është vendi im. Nuk mund të them që jam bjelloruse, sepse të gjitha traditat që kisha i kam lënë. Do të jetoj këtu përgjithmonë”, thotë ajo.

Intervista dhënë për Euronews Albania:

Ka qenë e vështirë ta mësosh gjuhën shqipe?

- Advertisement -

“Kam mësuar gjuhën shumë shpejt. Kam pasur disa muaj mësuese dhe kam mësuar edhe nga njerëzit kur dal. Shqipja është gjuha më e bukur për mua. Di edhe anglisht dhe rusisht, por shqipja është gjuha e parë”.

Çfarë të pëlqen nga Shqipëria?

“Më pëlqen natyra, por mendoj se nuk është vetëm natyra, më pëlqejnë edhe njerëzit”.

Ke shumë shoqëri nga Shqipëria?

“Kam shoqëri nga Tirana, Berati dhe Kosova”.

Ti ke mbaruar studimet për mjekësi?

“Kam mbaruar studimet për mjekësi, por e lashë universitetin për të ardhur në Shqipëri. Tani punoj në fushën e mjekësisë, punoj në kirurgji plastike dhe si menaxhere e rrjeteve sociale”.

Cili është qyteti që të pëlqen më shumë në Shqipëri?

“Qyteti që më pëlqen më shumë është Vlora. Ore vëlla, ça bone? (qesh) Hiç”.

Ke sjellë edhe shoqen e ngushtë në Shqipëri?

“Kam sjellë shoqen time të ngushtë në Shqipëri dhe ajo që në ditën e parë tha: ‘E dua shumë Shqipërinë’. Ne kemi udhëtuar në gjithë Shqipërinë: Tiranë, Sarandë, Ksamil”.

Çfarë komplimente të bëjnë njerëzit?

“Njerëzit më thonë: ‘O sa e bukur je’, ‘Barbi’, ‘Dukesh shumë e bukur’. Gatimet e mia të preferuara janë byreku me mish dhe peshku”.

“Pasaportën shqiptare do ta doja shumë. Kur luan kombëtarja, ndihem shumë krenare që jam pjesë e Shqipërisë. Kur luan sportet dhe sidomos më 28 Nëntor, ndjej një krenari të thellë, ashtu siç ndjejnë shqiptarët”.

Marrë nga Euronews Albania