Dardan Maraj publikon studimin e tij të 10-të shkencor në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe privatësisë së të dhënave

- Advertisement5 -

Dardan Maraj ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në fushën e Inteligjencës Artificiale, duke publikuar punimin e tij më të fundit shkencor në një nga revistat ndërkombëtare prestigjioze.

- paragrafi 1 -

Punimi shkencor, i realizuar gjatë studimeve të doktoraturës në bashkëpunim me kolegë akademikë, është publikuar në revistën ndërkombëtare MDPI Applied Sciences, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Studimi, i cili është publikimi i dhjetë me radhë i Marajt, trajton çështje të avancuara të analizës së të dhënave të përdoruesve duke përdorur teknika të Inteligjencës Artificiale, konkretisht rrjete neuronale shumë-shtresore (MLP).

Postimi i plotë i Dardan Marajt:

“Epoka e Inteligjencës Artificiale! 🚀

- Advertisement - m2

Një punë sistematike e zhvilluar sa isha në studime të doktoraturës, në bashkëpunim me kolegët, u konkretizua me një rezultat të prekshëm shkencor.

Me kënaqësi prezantoj publikimin tim më të fundit – të 10-tin me radhë.

Journal paper në MDPI Applied Sciences, me titull ‘Privacy-Preserving User Profiling Using an MLP-Based Data Generalization’, bazohet në teknika të Inteligjencës Artificiale (MLP) për analizimin e të dhënave të përdoruesve, duke maskuar informacionin sensitiv dhe rritur ndjeshëm privatësinë.

Ky prototip, përveç kontributit shkencor, mund të shërbejë edhe për platforma të ndryshme online në funksion të mbrojtjes së privatësisë së përdoruesve.”