E shtunë, 27 Korrik, 2024

Daorsa Sopa, 11-vjeçarja nga Ferizaji – ylli në rritje i skenës muzikore shqiptare

- Advertisement1-

Intervistoi: Arta Gashi

Është vetëm 11-vjeçare, por emri i saj ka nisur të shkruhet me shkronja të arta në muzikën shqiptare. Është zgjedhur në mesin e më të mirëve në Ballkan në Festivalin Ndërkombëtar për Fëmijë dhe Tinejgjerë “DMoll Festival” në Malin e Zi.
Fjala është Daorsa Sopa nga qyteti i Ferizajt. Ajo në një intervistë për Kids of Kosova (www.kidsofkosova.net) tregon se në cilën moshë ka nisur të merret me muzikë, për sukseset që ka arritur deri tani, si dhe flet edhe për planet që ka në të  ardhmen e afërt. 

- Advertisement -

Kids of Kosova: Kush është Daorsa, sa vjeçare jeni, në cilën shkollë vijoni mësimet?

Daorsa Sopa: Unë jam Daorsa Sopa, 11vjeçare nga qytetit i Ferizajt.

Fillimisht prindcrit e mi më dërguan shumë herët në shkollë kur isha vetëm 4 vjeçare, pasi për dallim prej moshatarëve nuk kam qenë aq e interesuar të luajë me lodra. Mbaj mend se kisha vetëm një kukull lodër me të cilën luaja por shumicën e kohës dëgjoja muzikë dhe shihja filma vizatimorë në gjuhën angleze. Që nga ajo kohë komunikim im ka qenë më shumë në gjuhë angleze, sidomos me babain pasi edhe ai fletë gjuhë të ndryshme.

Tani flasë gjuhën angleze, spanjolle dhe po interesohem shumë që të mësojë edhe gjuhën gjermane.

Unë vijojë mësimet në shkollën fillore “Ganimete Terbeshi” në Ferizaj. Në shtator fillojë klasën e 6-të dhe në shkollën e muzikës “Cesk Zadeja” jam në klasën e 5-të ne katedren e pianos.

Në kohën e lirë lexojë dhe shikojë dokumentare për astronominë, më tërheq shumë fusha e galaktikes dhe hapësirës.

- Advertisement -rrrrrrr

E praktikoj pikturën dhe nganjëherë edhe postoj bashkëpunime më aktore me skena të improvizuara, e shpesh dal edhe për photoshooting dhe modelim.

Poashtu mendoj se jam shumë e mirë në kuzhinë, di të bëjë shumë gjëra dhe e kam passion.

I përkushtohem edhe familjes sepse si fëmijë më i madh që jam më duhet të kujdesem për motrën time dhe vëllaun tim.

Kids of Kosova: Tashmë jeni një këngëtare e njohur e muzikës për femije? Në cilën moshë keni filluar të merreni me muzikë?

Daorsa Sopa: Unë kam filluar të dëgjojë dhe të pëlqejë muzikën shumë herët, kur isha në moshën 4 vjeçare me edukatoren time e cila është personi i parë që e ka vërejtur këtë dhunti dhe pasion që kasha.

U paraqita fillimisht në programin e shkollës, mbaj mend se filluan të talleshin me mua nxënësit më të rritur derisa edukatorja ime më prezantojë dhe unë fillova të këndojë këngën – “All of me nga John Legend”.

Ishte befasi për ta, por edhe për arsimatrin e muzikës të dëgjontë një fëmijë në moshë 4 vjeçare të këndonte në gjuhë angleze. Po atëherë u paraqita në RTK në emisionin “Kutia Magjike” e kështu fillojë gjithçka.

Më pas babit tim i lindi ideja që këtë talent që kisha të mos e mbaja vetëm për familjen time, por ai fillojë të më postonte aktivisht nëpër rrjete sociale siç bëjë edhe tani.

U bëra shumë e njohur si “vajza e coverave” në faqen time në Facebook, Instagram dhe YouTube. Kjo gjë fillojë t’u pëlqejë shumë edhe artistëve të tjerë këngët e të cilëve i këndoja unë, ata i shpërndanin në profilet e tyre dhe kështu më dhanë kurajo që të mos ndalesha, ndër ta janë: Alban Skenderaj, Flori Mumajesi, e disa të tjerë.

Kids of Kosova: Cilat janë deri tani sukseset e Daorses? Çfarë çmime keni fituar?

Darosa Sopa: Pas shumë postimeve nëpër rrjete sociale e rritjes së audiences ishte koha që të bëja një projekt timin. Shkuam në studion e Albin Malsiu (DJ Binnay) dhe me një tekst të babit tim që flet për një botë imagjinare që do e dëshironin të gjithë dhe me një vijë melodike shumë ritmike e punuam këngën “Bota Imagjinare”, isha vetëm 7 vjeçre kur ndodhi kjo.

Pas kësaj gjërat po ndryshonin, pasi unë po rritesha e më duhej të provoja kompeticione të ndryshme, kështu vendosa të marrë pjesë në “Voice Kids Albania” , aty nuk arrita të kaloja për faktin ndoshta pak mosha ime e re e ndoshta edhe nuk kisha fatin, por ishte pikërisht ky event që më hapi shumë rrugë e shumë ftesa u dërguan në adresën time për pjesëmarrje nëpër festivale vendore edhe ndërkombëtare.

Pasoj festivali në Bled të Sllovenisë “Bled Golden Microphone” (Mikrofoni i artë i Bledit) ku përformova dy këngë të shqiptareve tona – Dua Lipa ‘Homesick’ dhe Elvana Gjata ‘Ku vajti’, aty kalova shumë mirë dhe ishte përvojë e jashtëzakonshme sepse nuk kisha provuar më parë të shihja fëmijë të gjeneratës sime nga shumë vende të botës. Gjithçka shkoi mirë dhe unë mora ftesa për festivale të tjera jashtë vendit. I radhës ishte festivali “Angel Voice” në Beograd ku unë për shkaqe politike më duhej të prezantohesha si përfaqësuese e Shqipërise dhe jo Kosovës. Aty mora çmimin “Artistja me pvrshtypjet më të mira artistike” që ndikojë shumë në rritjen e performancës sime dhe ishte motiv i madh për mua.

Gjatë kohës së pandemisë festivalet u organizuan në sistemin “Online” ku mora  pjesë në festivalin “Razigrane Note” në Kroaci aty mora vendin e 3-të, dhe së fundi javën e kaluar në festivalin më të madh të organizuar nga përfaqësuesi i Malit të Zi në Eurovision, Danijel Alibabic “DMOLL Festival”, ku për herë të parë po shfaqej dikush shqiptare në mes të 65 kandidatëve të vendeve ish jugosllave dhe të Ballkanit. Aty flamuri jonë arriti deri në finalen e madhe dhe ishte shumë mbresëlënëse mënyra e organizimit dhe votimit nga një juri profesionale nga e gjithë Ballkani.

Mungesa e një anëtari të jurisë shqiptare dhe mënyra e votimin e stilit të Eurovisionit si duket më pamundësojë plasimin në treshen më të mirë të Ballkanit edhe pse tani po njihesha si kandidate shumë serioze dhe e gatshme për rezultate. Në ndërkohë gjatë pandemisë kam qenë shumë aktive me postime të ‘coverave’ në rrjete sociale dhe duke pranuar mesazhe të shumta nga ata që më kanë përkrahur nga atëherë e po vazhdojnë të bëjnë fansat e mi që kemi vendosur të quhemi “DaorsONs” (ON – me shkronja të mëdha se ne jemi gjithmonë ON, nuk ka OFF për ne).

Kids of Kosova: A shkon në shkollë të muzikës?

Dorsa Sopa: Po, shkoj në shkollën fillore dhe të mesme të muzikës “Çesk Zadeja” në Ferizaj, në shtator fillojë klasen e 5-të, në katedren e Pianos.

Kids of Kosova: Cilat janë planet e afërta tuajat?

Daorsa Sopa: Koha e pandemisë ka pamundësuar shumë plane që kisha, por tani po vazhdojë të punojë me ‘covera’, sigurisht deri në fund të vitit ndonjë këngë . Poashtu  kam në plan bashkëpunime me këngëtarë të moshave më të mëdha, festival ndërkombëtarë por edhe kompeticione ndërkombëtare. Tash për tash nuk mundem të mendojë për diçka tjetër veçse të përkushtohem shumë në shkollimin tim edhe atë elementar edhe në shkollë të muzikës.

Në të ardhmen pretendojë të studiojë muzikën klasike pasi jam shumë e dhënë pas muzikës klasike dhe jam vizitore e rregullt e koncerteve të Filharmonisë së Kosovës.

Jam shumë krenare që kam takuar sopranot tona më të njohura që jetojnë brenda dhe jashtë vendit siç janë: Elbenita Kajtazi, Zana Ramadani, Arta Jashari, Luan Durmishi, Kaltrina Miftari, Shaban Behramaj, Safet Berisha etj.

Kids of Kosova: Për fund, cili ështe mesazhi juaj për bashkëmoshatarët tuaj?

Daoras Sopa: Kam një porosi për moshatarët e mi, ju lutem jetoni jetën të ndërtuar me dashuri e respekt. Mësoni prej “dështimeve” e gabimeve, lëreni të jenë pjesë e jetës se ndoshta ato janë motiv i madh drejt një suksesi të madh. Vraponi pas ëndërrave që keni, mos u dorëzoni sepse e pamundura është shprehje për ata që dorëzohen.

Për fund ju falënderojë shumë për intervistën, dhe i dëshirojë shumë fat e suksese medias suaj. Ndihem e nderuar!

(Kids of Kosova)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Argjent Latifi nga Podujeva diplomon në njërin prej universiteteve më të njohura në Londër

I riu kosovar Argjent Latifi, me origjinë nga qyteti i Podujevës, është bërë tashmë...

Thyhet akulli, zv.ministri i Arsimit takon Rrahman Jasharaj – flasin për koeficientin e pagave

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, duke iu përgjigjur ftesës, u takua me zëvendësministrin e...

ANKETA: Edukimi Medial të vendoset si lëndë obligative në shkollat e Kosovës

Duke pasur parasysh që konsumues të përmbajtjeve të mediave online janë të gjithë, përfshirë...

Zyrtarja e MASHTI-t: Arritëm ta ulim çmimin e teksteve shkollore, shtëpitë botuese ishin kundër

Kryetarja e Komisionit për negocimin e teksteve shkollore, Merita Januzaj është intervistuar për rreth...