Daorsa së shpejti duet me Elenan – do jetë një super këngë

- Advertisement -

Ditë më parë Daorsa Sopa, artistja nga Ferizaj paralajmerojë në mënyrë interesante projektin e ri që do e sjell së shpejti në rrjetet e saja sociale.


E dinim se po promovonte kësaj here një bashkëpunim me dikë, e gjithçka u zbulua të hënën mbrëma në postimet e saja të fundit në faqen e saj në Facebook dhe Instagram.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për një duet të cilin Daorsa do ta sjell kësaj radhe me 13 vjeçaren nga Prishtina Elenen.

Mirëpo dyshja nuk paralajmeruan më shumë detaje rreth projektit.

 

- Advertisement -

E ne sigurisht jemi të bindur se do të jetë një projekt i punuar mirë e do të shikohet e dëgjohet nga të gjithë e veçmas nga “Daorsons” ashtu siç njihen njerëzit në numër të madh që njohin e përkrahin një super yll si Daorsa.

Vajzave u dëshirojmë shumë sukses, e në mezi po presim për të parë këtë dyshe fantastike që po bashkon dy qendra të Kosovës, Ferizajn dhe Prishtinën.