Dalin shtesat e fëmijëve me rritje

- Advertisement -

Sot është bërë ekzekutimi i shtesave për fëmijë sipas skemës së re, me rritje, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi nga ministri I Financave, Hekuran Murati:

- Advertisement -

Sot është bërë ekzekutimi i shtesave për fëmijë sipas skemës së re.

Të gjithë prindërit përfitues sot kanë pranuar në llogaritë e tyre pagesën e shtesave për fëmijë për muajin gusht, sipas skemës së re, ku familjet që kanë deri në dy fëmijë 0-16 vjeç marrin nga 20 euro për secilin, kurse familjet që kanë 3 e më shumë fëmijë 0-16 vjeç marrin nga 30 euro për secilin.

Krahas pagesës së shtesave për fëmijë, është bërë edhe pagesa e rregullt për lehonat përfituese, siç rëndom bëhet tashmë çdo muaj.

- Advertisement -

Qeveria për të gjithë!