Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë me dije se janë publikuar rezultatet e provimit të Maturës për lëndët me zgjedhje.
Sipas rezultateve të publikuara, del se në tërësi e kanë kryer provimin 25 mijë e 872 maturantë.
Prej tyre, 360 nuk e kanë kaluar provimin, duke u vlerësuar me notën 4. Ndërsa, 366 maturantë, kanë arritur të marrin notën maksimale të ekselencës, 10.00.
vKalueshmëria për provimet e lëndëve me zgjedhje është 98.61%, ndërsa nota mesatare është 7.72.
Për të parë rezultatet, klikoni KËTU.