Janë publikuar notat e provimit të Maturës Shtetërore të Matematikës.
Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjitale të vënë në dispozicion nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Provimin e Matematikës e kanë kryer në total 25 mijë e 824 maturantë. 673 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 166 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.
Kalueshmëria për këtë provim është 97.39% ndërsa nota mesatare është 6.47.
Rezulatet e provimeve mund t’i zbuloni duke klikuar KËTU.