Dalin 100 eurot për studentët, Ministria e Financave del me njoftim

- Advertisement5 -

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se janë realizuar në tërësi pagesat në vlerë prej 100 euro për studentët përfitues.

- paragrafi 1 -

Sipas ministrisë, pagesat janë ekzekutuar në disa grupe dhe kanë përfshirë të gjithë studentët që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara.

- Advertisement -

Po ashtu, MFPT-ja ka bërë të ditur se janë realizuar edhe pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe që plotësojnë kriteret për përfitim nga kjo bursë, shkruan IndeksOnline.

Ndërkohë, studentët të cilët nuk i kanë përmbushur kriteret dhe për pasojë nuk janë përfitues, janë njoftuar zyrtarisht për refuzimin përmes adresës elektronike të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova.

Për çdo ankesë apo paqartësi, Ministria ka vënë në dispozicion adresat elektronike përkatëse, sipas kategorisë:

- Advertisement -

Studentët që kanë ankesa lidhur me shtesën prej 100 euro mund të kontaktojnë në emailin: [email protected]
Studentët që kanë ankesa ose paqartësi lidhur me bursën e mobilitetit mund të kontaktojnë në: [email protected]