Dafina Nela dhe Nesibe Gërqari janë zgjedhur mësuese të dalluara në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi nga shkolla “Ismail Qemali”:
Mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve – Përzgjedhja e Mësimdhënësit të Dalluar
Sot, më 13.02.2026, u mbajt mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve të shkollës sonë, me qëllim përzgjedhjen e mësimdhënësit të dalluar në nivel shkolle.
Pas numërimit të votave në ciklin e ulët (klasat I–V), me numrin më të madh të votave u zgjodh mësimdhënësja Dafina Nela.
Në ciklin e lartë (klasat VI–IX), me më së shumti vota u zgjodh mësimdhënësja Nesibe Gërqari.
Pas diskutimeve dhe procesit të votimit, Këshilli i Mësimdhënësve vendosi që mësimdhënësja Dafina Nela të jetë kandidate për çmimin tradicional “Shaban Jashari”, i cili ndahet nga DKA dhe MASHT me rastin e 7 Marsit – “Ditës së Mësuesit”.
Urime të përzemërta mësimdhënëses Dafina Nela për këtë vlerësim të merituar!
Shkolla jonë shpreh mirënjohje të thellë për përkushtimin e saj ndaj nxënësve, pasionin në mësimdhënie dhe kontributin e çmuar në zhvillimin e mjedisit tonë arsimor.
Angazhimi, kreativiteti dhe profesionalizmi i saj janë shembull frymëzues për kolegët dhe nxënësit.
Me respekt,
Drejtoria e shkollës
