Dafina Fazliu, mësuese e dalluar në shkollën “Naim Frashëri” në Breznicë – nderohet me mirënjohje

- Advertisement5 -

Mësuesja Dafina Fazliu e shkollës “Naim Frashëri”, në Breznicë ka marrë mirënjohje nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Obiliq, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Gjithashtu, drejtoresha e shkollës Ragbeta Gashi ka pranuar mirënjohje për shkollën më të pastër në nivel komunal.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës:

➡️Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Drejtoria Komunale e Arsimit ndau mirënjohje për mësimdhënësit e dalluar në nivel komunal.

➡️Nga shkolla jonë, mirënjohje iu nda mësueses Dafina Fazliu

- Advertisement - m2

➡️Gjithashtu, drejtoresha e shkollës Ragbeta Gashi ka pranuar mirënjohje për shkollën më të pastër në nivel komunal.

➡️Ky çmim është rezultat i punës së përbashkët me kolektivin e shkollës, nxënësit dhe komunitetin e shkollës, ku së bashku kemi arritur ta ndryshojmë imazhin e shkollës në një institucion me ambient të pastër, të rregullt dhe frymëzues për të gjithë.

➡️Kjo mirënjohje është një motivim dhe frymëzim për të vazhduar edhe më tej me përkushtim në ruajtjen dhe avancimin e mjedisit shkollor.

➡️Urime 7 Marsi-Dita e Mësuesit për të gjithë mësimdhënësit !📚🌹