E hënë, 24 Shkurt, 2025

Çudia arsimore – nxënësit e klasave 1, 3 e 5 kanë një mësues e një klasë

- Advertisement1-

Nxënësit e paraleles së ndarë fizike të shkollës “Ibrahim Banushi” në Kleçkë të Lipjanit mësojnë me klasë të kombinuara, ku e para e treta dhe e pesta janë bashkë, ndërkaq në klasën tjetër është e dyta dhe e katërta.

Në këtë shkollë janë tre mësimdhënëse, dy për këta nxënës dhe njëra për gjuhë angleze. Numri i gjithë fëmijëve në këtë shkollë në Kleçkë të Lipjanit është 24.

- Advertisement -

Mësuesja e tre klasave tregon se ka vështirësi që t’i menaxhoj tri paralele njëkohësisht, megjithatë thotë se rezultatet nuk janë të dobëta.

Por vet nxënësit thanë se do te donin që të kishin një hapësirë vetëm me bashkëmoshatarët e tyre, ku nuk do të dëgjonin mësimet për paralele të ndryshme.

Drejtori i shkollës deklaron se për shkak te numrit të vogël të nxënësve kombinimi i paraleleve ishte i domosdoshëm, ndërkaq sipas tij kjo nuk është jashtë rregullave.

Prindërit e nxënësve janë kundër një reformimi eventual ku këta nxënës mund të kalonin tek një shkollë tjetër, njofton KlanKosova.tv.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...