Emisioni “Stop” në Tv Klan uhdëtoi drejt fshatit Tamarë, në njësinë administrative Kelmend. Përveç gjithë elementëve pozitivë të natyrës, në Tamarë ka edhe problematika. Në këtë fshat ndodhet një konvikt për të gjithë nxënësit e fshatrave përreth, të cilët duan të shkollohen në shkollën e Tamarës.
Por kujt i shërben ky konvikt? Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një informacion, se në këtë konvikt janë të punësuar plot 8 punonjës: një kujdestare, një magaziniere, një sanitare, një punonjëse mirëmbajtjeje dhe 3 roje.
Këta punonjës marrin rrogën për një godinë boshe pasi sipas informacioneve në këtë konvikt nuk fle asnjë nxënës.Drejtoresha e shkollës Tamarë thotë se shërbimi i konviktit funksionon dhe është në dispozicion. Sipas saj në konvikt flenë 16-17 nxënës.
Gazetarja: A është rikonstruktuar kohët e fundit konvikti?
Kujdestarja: Kohët e fundit, po! Kanë pasë bërë këto, pjesën elektrike, mbase ato llampat e ato gjërat. Unë nuk e di, të jap informacion të saktë, se sa ka qenë a si, por e kanë bërë një lloj rikonstruktimi.
Gazetarja: A keni ju fond që të furnizoheni me ushqime?
Kujdestarja: Ata kanë një normë ditore, nxënësit dhe e kanë fiks. E vogël është, por e kanë një 2 mijë lekësh në ditë./tvklan.al