Çrregullimet e të ngrënit gjatë shtatzënisë, me këto ndërlikime mund të përballet foshnja juaj

- Advertisement -

Çrregullimet në të ngrënë, si anoreksia dhe bulimia mund të ndikojnë negativisht në aftësinë tuaj për të ngelur shtatzënë.

- paragrafi 1 -

Një studim bëri të ditur se gratë që kanë përjetuar më parë anoreksi ose bulimi ishin pothuajse të predispozuara për të marrë mbështetje nga ana e ekspertëve shëndetësor në lidhje me shqetësimet që kishin të bëjnë me pjellorinë e tyre shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

- Advertisement -

Megjithatë, studimet tjera kanë zbuluar se gratë me çrregullime në të ngrënë nuk kanë domosdoshmërisht gjasa të përjetojnë infertilitet.

Si ndikojnë çrregullimet e të ngrënit në shtatzëni dhe lindje?

Çrregullimet në të ngrënë mund të ndikojnë në shtatzëni dhe lindje.Një çrregullim aktual i të ngrënit mund të vë në rrezik shëndetin e fetusit, por edhe të nënës.

- Advertisement -

Rreziqet që ndërlidhen me shëndetin e foshnjes janë:

-Aborti,

-Lindja e parakohshme,

-Peshë e ulët e foshnjes,

Ndërkohë që, tek nëna kemi këto ndërlikime:

-Dehidratim,

-Probleme me zemrën,

-Depresioni gjatë dhe pas shtatzënisë.