E enjte, 12 Dhjetor, 2024

Covid lë pasoja edhe tek të miturit. Studimi që ka ngritur shqetësim në Britani

- Advertisement1-

Në fillim të pandemisë, ekspertët thanë se fëmijët kanë më shumë të ngjarë të goditen nga një autobus sesa të vuajnë rëndë nga virusi, si një krahasim për të thënë se mund të ndodhë shumë shumë rrallë, ose asnjëherë.

Por historia e publikuar nga mediat britanike me dy djem ka ngritur dyshime dhe tanimë ekspertët thonë se edhe fëmijët mund të vuajnë pasojat afatgjata.

- Advertisement -

Në muajin Prill, Toby dhe Josh patën kollë dhe temperaturë, por fillimisht nuk ishte shqetësuese. Pak ditë më pas djemtë 6 dhe 7 vjeç u shtruan në spital për shkak të temperaturës së lartë deri në 40 gradë. Pas trajtimi për dy javë, ata dolën nga spitali dhe nëna e tyre u lumturua, por për fat të keq ky nuk ishte fundi i kalvarit të tyre me koroanvirusin!

Tanimë, 7 muaj më vonë ata po vuajnë pasojat. Nënat e tij tregon se ata flejnë gjumë vazhdimisht, nuk janë në gjendje fizike për të shkuar në shkollë, fillojnë të belbëzojnë, ankohen për dhimbje koke dhe përsërisin fjalë pa pushim.

Sipas ekspertëve, Toby dhe Josh të cilët  nuk kishin probleme të mëparshme shëndetësore, mund të jenë bërë viktimat e radhës të Long-Covid.

Long-Covid lidhet me simptomat që zgjasin për muaj, pas infeksionit fillestar.  Mjekët britanikë thonë se janë me dhjetëra të mitur që po raportojnë probleme të tilla, ndërkohë që gjatë kontrolleve fizike nuk zbulohet ndonjë sëmundje.

Mail on Sunday ishte ndër të parët që raportoi për fenomenin e Long-Covid në maj, por tani ka marrë vëmendje më të madhe shkencore.

Problemet ndryshojnë nga rasti në rast, por ndryshe nga të miturit, të rriturit raportojnë lodhje me të madhe, probleme me frymëmarrjen, rrahje të shpeshta zemre dhe gjendje depresive. Ekspertët thonë se studimi duhet të thellohet mbi pasojat që lë koronavirusi tek fëmijët, gjë që më parë nuk shihej me seriozitet të madh.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...