E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Çorapet zbathen vazhdimisht: Pse është mirë që fëmija të ecë zbathur?

- Advertisement1-

Fëmijët e vegjël shumë shpesh nuk i pëlqejnë çorapet, i heqin dhe nuk i duan. Nëse situata e lejon, mos i pengoni.

Ecja zbathur ka shumë përfitime për shëndetin e fëmijës suaj.

- Advertisement -

– Fëmija do të rrëzohet më pak, ndërsa mëson të ecë. Është e rëndësishme që ata ta ndiejnë dyshemenë sa më mirë, ndërsa kjo do t’i ndihmojë ata me ekuilibër dhe koordinim, transmeton Telegrafi.

– Ata do të jenë më të vetëdijshëm për hapësirën në të cilën ndodhen. Kjo quhet proprioceptim. Është e rëndësishme për trurin, sepse e ndihmon fëmijën në koordinim, sjellje dhe në ndërgjegjësimin e trupit.

– Kur fëmija ecën, ai do të ketë një qëndrim më të mirë.

– Ecja zbathur stimulon zhvillimin motorik të tij. Kjo përfshin ecjen nëpër shkallë, kërcimin, vrapimin, ngjitjen.

– Në këtë mënyrë, fëmija forcon këmbët dhe pjesën e poshtme të këmbëve kur qëndron ose ecën.

Natyrisht, mos e lini fëmijën tuaj të ecë zbathur nëse është ftohtë ose në hapësirë të papërshtatshme. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të gjeni këpucët e duhura, të cilat do t’i përshtaten këmbës së foshnjës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...