Organizata “Çohu” ka mbajtur së fundmi ligjëratë mbi dezinformatat dhe lajmet e rreme në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren dhe atë “Xhelal Hajda-Toni” në Rahovec, shkruan AlbanianEducation.net.
Nxënësve u është shpërndarë nga një broshurë përmbledhëse për këtë temë.
Njoftimi i organizatës:
Organizata Çohu! ka vazhduar mbajtjen e ligjëratave mbi dezinformatat dhe lajmet e rreme edhe në dy shkolla tjera. Ligjëratat dhe diskutimet u zhvilluan me nxënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren dhe me nxënësit e gjimnazit “Xhelal Hajda- Toni” në Rahovec.
Gjatë ligjëratave një theks i veçantë iu kushtua parandalimit të lajmeve të rreme, grupet e targetuara të këtyre lajmeve, dezinformatave, dhe mënyrës së verifikimit të tyre.
Nxënësve u është shpërndarë nga një broshurë përmbledhëse për këtë temë.