Organizata Çohu! ka vazhduar mbajtjen e ligjëratave mbi dezinformatat dhe lajmet e rreme edhe në dy shkolla të tjera.
Ligjëratat dhe diskutimet u zhvilluan me nxënësit e gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti dhe me nxënësit e gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan.
Gjatë ligjëratave një theks i veçantë iu kushtua parandalimit të lajmeve të rreme, grupet e targetuara të këtyre lajmeve, dezinformatave, dhe mënyrës së verifikimit të tyre.
Gjithashtu u diskutua edhe mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në krijimin e lajmeve të rreme si dhe metodat e verifikimit të tyre.
Nxënësve u është shpërndarë nga një broshurë përmbledhëse për këtë temë. Paraprakisht, nxënësit plotësuan edhe një anketë, qëllimi i se cilës është të vlerësohen njohuritë e përgjithshme të tyre mbi dezinformatat dhe lajmet e rreme.
Kjo ligjëratë është realizuar në kuadër të projektit me Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës – Press Council of Kosovo dhe do të vazhdojë edhe në disa shkolla të mesme të komunave tjera të Kosovës.