Profesori i Universitetit të Prishtinës, Blerim Rexha, ka njoftuar se ka paditur Ministrinë e Arsimit.
Rexha në Facebook ka thënë se MASHT-in e ka paditur për shkak të shkeljeve ligjore që ka bërë në përzgjedhjen për dhënien e çmimit shkencëtari i vitit 2022.
Ai ka thënë se ka qenë kandidati më i rekomanduar për të fituar këtë çmimi, mirëpo sipas tij, Ministria e Arsimit, ka marrë “vendimi arbitrar” dhe i cili “është akt administrativ i kundërligjshëm.
Reagimi i plotë i tij:
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Blerim Rexha, ka njoftuar se ka paditur Ministrinë e Arsimit.
Rexha në Facebook ka thënë se MASHT-in e ka paditur për shkak të shkeljeve ligjore që ka bërë në përzgjedhjen për dhënien e çmimit shkencëtari i vitit 2022.
Ai ka thënë se ka qenë kandidati më i rekomanduar për të fituar këtë çmimi, mirëpo sipas tij, Ministria e Arsimit, ka marrë “vendimi arbitrar” dhe i cili “është akt administrativ i kundërligjshëm.
Reagimi i plotë i tij:
PADI
Kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (nr. 01B/066 dt. 09.06.2023) për shpalljen e shkencëtarit të vitit 2022
Me keqardhje të madhe ju njoftoj se pas heshtjes së MASHTI dhe shterjes të gjitha opsioneve tjera për rishqyrtim të vendimit nga Ministrja e MASHTI sot, në konsultim edhe me avokatin tim, kam dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative PADI – për anulimin e aktit administrativ dhe zëvendësimin e tij me aktgjykim.
Në dhjetor të vitit të 2022 MASHTI shpalli konkursin për dhënien e çmimit shkencëtari i vitit 2022, ku eksplicit thuhej që: “Këtë vit do të ndahen 3 (tri) çmime për “Shkencëtarin e vitit, Shkencëtarja e vitit 2022 dhe 3 (tre) çmime për “Shkencëtarin e ri të vitit , Shkencëtarja e re e vitit 2022 ”.
Në këtë konkurs kam aplikuar edhe unë, duke dorëzuar të gjitha dëshmitë e duhura brenda afatit ligjor. Aplikacionet e të gjithë kandidatëve janë shqyrtuar nga dy trupa të emëruara nga Ministrja e MASHTI: nën këshillat e fushave përkatëse të shkencës, dhe Këshilli Shkencor i Ministrisë.
Nën këshilli i fushës së TIK-ut (ku bënë pjesë aplikimi im), i udhëhequr nga Prof. Dr. Arbnor Pajaziti më ka rekomanduar mua si kandidat për dhënien e çmimit shkencëtari i vitit 2022.
Edhe Këshilli Shkencor MASHTI në mbledhjen e datës 2 shkurt 2023, i udhëhequr nga Prof. Dr. Vjollca Komoni, më ka rekomanduar, si të parin në listë nga 3 (tre) shkencëtarë për çmimin shkencëtari i vitit 2022, ashtu siç kërkonte konkursi që të shpalleshin 3 (tre) shkencëtarë për dhënien e çmimit.
Pas një stërzgjatje të procesit, gati 6 muajshe, Ministrja e MASHTI me 9 qershor merr vendim që të zgjedh kandidatin e dytë nga lista e 3 (tre) rekomandimeve, edhe pse konkursi eksplicit thotë se do te ndahen 3 (tri) çmime! Përmes email-ës dhe shkresës së protokolluar i kam kërkuar Ministres së MASHTI që ta ri-shqyrtoj vendimin e saj.
Të gjitha këto prova, që i kam marr pas kërkesës time në qasje në dokumente publike, ia kam bashkëngjitë padisë time, të përmbledhur në 7 (shtatë) faqe.
Heshtje tani e 10 ditë nga MASHTI, dhe kështu u shteren opsionet e kërkimit të vërtetës dhe mbeti vetëm gjykata, sepse vendimi arbitrar i Ministres së MASHTI “është akt administrativ i kundërligjshëm, për shkak se:
• Është marrë në kundërshtim me të drejtën materiale (Ligjin për Veprimtaritë Shkencore, Programin Kombëtar të Shkencës dhe Konkursin Publik),
• Janë tejkaluar kufijtë e autorizimeve ligjore përmes ushtrimit të pushtetit “diskrecionar”, dhe
• Është në kundërshtim me parimin e ligjshmërisë përcaktuar në nenin 4 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative dhe kërkesave tjera të këtij ligji përkitazi me formën dhe përmbajtjen e aktit administrativ.”
Jam shumë i bindur se rezultatet (provat) e prezantuara në këtë punim shkencor (padi), do të jenë bindëse për “revieëer” (gjykatën) që të aprovohen si të vërteta – sepse kërkimi i së vërtetës është pjesë e pandashme e shkencës!